E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doku: Me fat që ndaj Tomorit sluajmë në Berat

Nga ALTIN PREÇI

Një nga futbollistët më të mirë që ka kontribuar në fitoren përballë kampionëve, është edhe Elton Doku. Mbrojtësi kryeqytetas ka qenë i suksesshëm me lojën e zhvilluar, pasi vinte pas një dëmtimi me shkodranët në ndeshjen në transfertë. Ndërsa për të ardhem e tij dhe ekipit kurbinas, mbrojtësi Doku shprehet: Fitorja ndaj kampionëve duhet shoqëruar edhe me fitore të tjera.

Ne kemi mundësi për të ecur përpara dhe në ndeshjet e tjera kemi mundësi të vazhdojmë të marrim tripikëshin në çdo takim. Ekipi aktualisht është më harmonik dhe më i kompletuar. Loja ka ardhur në rritje dhe kjo falë punës që ka bërë edhe trajneri i ri Nevil Dede. Është pikërisht zbatimi i orientimeve të tij çelësi i suksesit me Skënderbeun. Ndërsa e rëndësishme për ne mbetet çlirimi nga ana psikologjike si ekip.

E nisëm jo mirë kampionatin, por tashmë jam i bindur që nuk do ndalemi gjatë kampionatit. Për Laçin të gjithë ekipet janë të barabarta. Ndërsa lidhur me takimin me beratasit në fundjavë, mbrojtësi i Laçit thotë: Një ndeshje e radhës, e cila nuk duhet pritur me shumë ngarkesë psikologjike. E vlerësojmë ekipin e Tomorit. Por ne na duhet fitorja dhe për pasojë do të luftojmë fort për ta marrë atë.

Ndeshja luhet në fushë asnjanëse dhe ne do të luajmë si në shtëpinë tonë me Tomorin. Nisur nga kjo, do jetë një ndeshje e hapur dhe emocionuese dhe do të fitojë ai ekip që do të gabojë më pak e do të shfrytëzojë rastet e krijuara. Madje mund të them se ndeshja do të ndahet me rezultat të ngushtë. Sigurisht, ne jemi të motvuar për ta fituar atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›