E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doku fund

Në kinemanë e hapur Kino Bahçe, aty ku tetë ditë me herët shumë emra të njohur të filmit, regjisorë dhe artdashës u mblodhën për të bërë hapjen solemne të Edicionit të nëntë të Festivalit “Dokufest”, pra po në atë kino, mbrëmë (e shtunë) ishte vendi i ritakimit dhe shpërblimit të punës së më të mirëve – mbyllja e festivalit.

Që nga 31 korriku deri më 7 gusht, u bëmë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar për Dokumentar dhe Film të Shkurtër “Dokufest”, i cili nga viti në vit befason, duke sjellë risi dhe kështu duke i dhënë imazh të veçantë qytetit dhe vendit.
Këtë vit festivali në hapje nderoi Bekim Fehmiun, duke e shfaqur filmin “Mbledhësit e puplave”, në kinon e lumit ku edh iu derdh hiri aktorit të ndjerë.

U shfaqën mbi 200 filma, nga 37 shtete, të përfshira në pesë programe garuese, 10 programe speciale dhe një numër aktivitetesh, si: punëtori, ekspozita, kamping, ligjërata, debate, e po ashtu organizatorët dhanë edhe mundësinë e argëtimit në vende të ndryshme të qytetit.

Veçanti e Dokufestit të sivjetmë ishte retrospektiva e filmbërësit të njohur jugosllav Zelimir Zelnik, 11 filmat e tij, duke i përfshirë këtu edhe dokumentarët e shkurtër të karrierës së tij të hershme, si dhe retrospektiva e filmbërësit nga Filipinet Khavan de la Cruz.

Festivali përveç filmave garues të ndarë nëpër kategori, në programin e tij kishte dhe shfaqjen e filmave që i takojnë programeve speciale si: “Spotlight Afghanistan”, “Europë Next Door”, program ky që trajtoi temën e integrimeve Evropiane dhe çështjen e emigrantëve në Evropë, “Cities on Speed, View from the World” si dhe seleksionimin e filmave me temë të burrërisë nga Finlanda, i cili përbënte programin Made in, për këtë vit (Made in Finland”.
Edhe DokuKids këtë vit erdhi me program të plotë filmash, programe speciale dhe punëtori alternative të filmit.

Fituesit e Edicionit IX
Juria e Garës Ballkanike të filmit, e përbërë nga Emel Çelebi, Sissi Korhonen dhe Michael Palmieri i dha çmimin për këtë kategori dokumentarit: The World according to Ion B, të autorit Alexandar Nanau, nga Rumunia.
Dokumentari më i mirë i gjatë u zgjodh filmi La boca del lupo, i Pietro Marcello nga Italia, ndërsa çmimi për dokumentarin më të mirë të shkurtër iu dha filmit Albert’s Winter, të Andreas Koefoed nga Danimarka.
Mirënjohjen e parë speciale për dokumentarin e shkurtër e mori filmi The Shutdown i Adam Stafford, nga Britania e Madhe. Ndërkaq mirënjohja e dytë speciale për filmin më të mirë të shkurtër iu nda filmit: The Darkness of the Day, të Jay Rosenblatt nga SHBA-të.
Juria e garës për dokumentar ndërkombëtar përbëhej nga kritiku i filmit AJ Schnack, regjisori Doug Block , Pamela Cohn, Sonja Henrici dhe Adriatik Kelmendi.
Anëtarë të jurisë për garën e filmit të shkurtër ishin: Artisti filipinez Khavn de la Cruz, Elisabeth Sjastaad dhe Andamion Murataj.
Filmi Six dollar fifty man i Mark Albitson dhe Louis Sutherland nga Zelanda e re u zgjodh filmi më i mirë i shkurtër. Mirënjohja e parë speciale për filma të shkurtër iu nda filmit Focal Point nga Alireza Khatemi dhe Ali Seiffofuri, ndërkaq mirënjohja e dytë speciale iu nda filmit Tsunami, të autorit Shaqir Veseli nga Shqipëria.
Juria e garës kombëtare e përbërë nga Hans Christian Leitich, Gentian Koçi dhe Yll Çitaku ia dha çmimin filmi më i mirë kombëtar filmit Vëllau Jem, të Burim Baftiut. Mirënjohja e parë speciale për filmin kombëtar iu dha filmit Iliriana, të Ernest Mehollit, ndërsa mirënjohja e dytë iu dha filmit Darka, të Blerta Zeqirit.
Juria për garën Green Docs e përbërë nga Jaume Gil, Ruben Khachatryan, Nawl Marandin e shpërbleu filmin Garbage dreams, koproduksion i Egjiptit dhe SHBA-ve të autorit Mai Iskander. Mirënjohje speciale për Green Docs mori filmi Into Eternity i autorit Michael Madsen nga Danimarka.
Juria e Çmimit për të drejta të njeriut e përbërë nga Ramadan Klisurica, Katerina Bartosova dhe Kumjana Novakova e shpërbleu filmin Enemies of the people të Rob Lemkin, dhe Thet Sambath nga Britania e Madhe. Mirënjohje speciale në këtë kategori merr filmi Tobacco Girl, i Biljana Garvanlieva nga Maqedonia.
Çmimi i publikut iu nda filmit nga Turqia Married to kamera, të autores Doga Kilicoglu.
Çmimi DokuKids i ndahet filmit Benigni të Pinja Partanen, Jasmiini Ottelin dhe Elli Vuorinen nga Finlanda.
Çmimi Sorra Prizre shkon për filmin Greetings from Kosovo, të Suada Jahirovic.
Çmimin Best Newcomer Award e merr filmi i autorit nga Sllovenia, Juri Meden, 1717 Kilometers of Summer 2009 dhe filmi Tobacco Girl i Biljana Garvanlieva nga Maqedonia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›