Dokufest, në listën e 25 festivaleve më të mirë
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest është radhitur i 22-ti në listën e 25 festivaleve më të mira botërore në programet e të cilëve dominojnë filmat dokumentarë. Kritiku amerikan AJ Schnack, në bazë të komenteve, të cilat i ka mbledhur nga kolegët dhe përfaqësuesit e industrisë së filmit nga mbarë bota, për herë të dytë e ka sajuar listën e 25 festivaleve më të mira të globit për vitin 2009, ku Dokufestin e ka radhitur në vendin e 22-të.
Në këtë mes janë radhitur edhe festivalet e mëdha të filmit si Festival i filmit në Thessaloniki, Doku Lisboa i Portugalisë, Festivali ndërkombëtar i filmit në Edinburgh, Copehnhagen Dox, Trieca, Berlinale, IDFA, Festivali i Filmit në Toronto e të tjerë. Vendin e parë e zë festivali i filmit Sundance, themelues i të cilit është aktori, regjisor, producenti i famshëm Robert Redford.