E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar për kanabisin e Lazaratit

Lazarat- Kanabisi i Lazaratit mesaduket është bërë i famshëm në të gjithë Evropën, pasi dy të rinj holandezë kanë realizuar nja dokumentar amator mbi kultivimin e kësaj lënde narkotike.

Dy djemtë kanë arritur të futen brenda në fshat dhe nëpërmjet një kamera amatore kanë arritur të filmojnë bimët e kanabisit nga 3 metra të gjata. Video qarkullon në You Tube dhe është e gjatë 52 minuta. Autorët e saj janë Dan Vonk dhe Teo Roelofs të cilët e kanë realizuar gjatë pushimeve turisike vitin e shkuar në Shqipëri.

Aty shihet se si të rinjtë bisedojnë me banorët dhe filmojnë parcelat e mbjella me hashash, njësoj sikur të ishin mbjellë me misër. Shihet që gjatë periudhës së korrjes angazhohen të gjithë si familje madje dhe fëmijët.

Videoja është regjistruar vjet, gjatë një turi me motorra që ata kanë bërë në Shqipëri dhe në 24 Janar është hedhur në Yuo Tube.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›