Dokumentari “10 Shkurti” në Zenit
Mbrëmë në orën 18.00 në Galerinë “Zenit” u shfaq dokumentari “10 Shkurti -Askush nuk u dënua”. Një film në përkujtim të 3-vjetorit të dhunës policore të ushtruar gjatë demonstratës paqësore të organizuar nga Lëvizja për Vetëvendosje, më 10 Shkurt të vitit 2007. Demonstrata ishte organizuar për të kërkuar vetëvendosje dhe për ta kundërshtuar Planin e Ahtisaarit, i cili e ndan Kosoven në baza fetare dhe etnike. Filmi paraqet përshkrimin grafik dhe shpjegimin për dhunën e ushtruar nga policia e UNMIK-ut si dhe tregon mënyrën se si institucionet tentuan ta arsyetojnë operacionin policor pas dhunës së ushtruar. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë me 10 shkurt, ndërsa 80 demonstrues të tjerë u plagosën nga plumbat e gomës dhe të plastikës të përdorur nga Policia e OKB-së.