E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone ndihmë në 9 rrethe

 Kompjuteri është kryefjala e çdo bisede dhe përdorimi i tij është tashmë "pasaporta" e integrimit në punë e në shoqëri. Një pasaportë, të cilën Shoqata e të verbërve të Shqipërisë me financimin dhe mbështetjen e dedikuar të Fondacionit Vodafone Albania, ua siguron komunitetit të personave të verbër me anë të projektit "Hap një dritare", i shtrirë në 9 rrethe. Mësimi i kompjuterit nga personat e verbër, fillimisht dukej mision i pamundur. Por nëpërmjet programit Xhaus (JAWS), ky komunitet arriti të përqafojë me sukses përfitime nëpërmjet përdorimit të të rejave të teknologjisë. Transkriptimi i shkrimit në audio si dhe  përdorimi i kompjuterit në mënyrë të pavarur për funksione edukative dhe studimore, motivuan kursantët të avanconin dijet e tyre me shpejtësi. Ky projekt do vijojë ndihmën në vazhdimësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›