ERE dhe CEZ në Gjykatë
është zhvilluar dje përballja e parë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes me Entin Rregullator të Energjisë në Gjykatën e Tiranës. Takimi është bërë vetëm për prezantimin e palëve dhe depozitimin e padisë. është pikërisht kompania çeke, ajo që ka paditur ERE duke e vlerësuar si të padrejtë rritjen e çmimit të energjisë me 13% dhe jo me 23 % sa e kishin kërkuar pronarët e OSSH. Në datë 25 dhjetor, Enti vendosi rritjen me 13% të energjisë duke hedhur poshtë kërkesën e çekëve. Por këta të fundit, qysh në fillim u shprehën se nuk ishin dakord me këtë vendim dhe se do ta ankimonin, por duke u mbështetur edhe në ndihmën që pretendonin nga Banka Botërore. Aktualisht çmimi i energjisë që nga 1 janari për shqiptarët është me tarifat e reja. Seanca e radhës mes ERE dhe OSSH është caktuar në datë 16 shkurt.