E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Vetëm në parlament bëhet opozitë, bojkoti po dëmton vendin

Ambasadori i Spanjës, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Tiranë takuan dje presidentin Topi dhe kryeparlamentaren Topalli, duke u deklaruar se pjesëmarrja në Kuvend do të ndihmonte në përshpejtimin e vendimit për heqjen e vizave për shqiptarët. Vlerësimi i Brukselit është i prerë: “Parlamenti është vendi për opozitën, bojkoti s’është i mirë për demokracinë”Ambasadori spanjoll Emanuel Montobio, vendi i të cilit ka Presidencën e radhës së BE, deklaroi gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se bojkoti i kuvendit nga opozita nuk është i mirë për vendin dhe demokracinë. Diplomati spanjoll, gjatë këtij takimi, ku merrte pjesë edhe Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan identifikoi parlamentin si vendin për debat politik. “Parlamenti është vendi për opozitën dhe bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë”, u shpreh Montobio.Në të njëjtën linjë ka qenë dhe takimi që Lohan dhe Montobio zhvilluan një orë më pas me Presidentin Bamir Topi. Diplomatët kanë theksuar domosdoshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit politik e institucional për vazhdimin e reformave jetike.Takimi i ambasadorëve Montobio e Lohan, më Topallin  e Topin, u zhvillua në kuadër të njohjes së autoriteteve të larta shqiptare me prioritetet e Presidencës spanjolle të BE. Duke iu referuar temës së nxehtë të momentit, atë të bojkotit parlamentar dhe vlefshmërinë e mandateve të deputetëve socialistë, kryetarja e kuvendit Topalli rikonfirmoi se për këtë çështje do te zbatohet kushtetuta, e cila sipas saj është e qartë. “Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet”, u shpreh TopalliNga ana e tij, Ambasadori i Spanjës tha se zgjerimi i BE-së është një ndër prioritet e kësaj presidence tashmë edhe pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësim të angazhimeve. Ambasadori spanjoll tha se, “Parlamenti Europian ashtu si parlamenti shqiptar do të jenë institucionet me peshën kryesore në këtë proces”. Ai vlerësoi diplomacinë parlamentare si një veprimtari efikase dhe me imapakt konkret në përshpejtimin e procesit integruese të Shqipërisë.Në takimin me Presidentin e Republikës, kreu i shtetit i garantoi diplomatët se  integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare e cila është e vetëdijshëm për përpjekjet dhe sfidat që duhen për realizimin e kësaj aspirate.Në këtë takim, Ambasadori Lohan dhe Ambasadori Montobio, pasi e njohën kreun e shtetit shqiptar me programet dhe objektivat e ardhshme të Bashkimit Evropian, shprehën mbështetjen e tyre për inkurajimin e forcimit të demokracisë dhe fuqizimit të rolit të institucioneve si dhe përmbushjen sa më parë të aspiratave integruese të popullit shqiptar. Disa ditë më parë, ambasadorët Lohan dhe Montobio, takuan edhe Kryeministrin Sali Berisha, ku ndërsa ripërsëritën apelin për inkurajimin e hyrjes së opozitës në Parlament, përsëritën edhe mbështetjen për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për integrimin e saj, sa më shpejt, në BE....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›