Dokumentari "Gjysherit e rinj" dhe roli dominues ne shoqerine shqiptare Izaura Ndoj
Pas realizimeve te suksesshme te "Jete pezull" dhe "Femijeria peng", regjisorja Donika Mustafaj i drejtohet perseri shoqerise bashkekohore, duke vendosur ne fokus brezin e sotem te pesedhjete vjecareve shqiptare. Fati personal dhe historia kombetare i ka bere ata, te kene nje jete krejtesisht te pangjashme me jeten e brezave paraardhes, dhe me siguri, edhe me jeten e brezave pasardhes. Duke ndertuar me mjeshteri nje portret ne grup, me qellimin te beje nje pergjithesim mbi te vecanten e ketij brezi, Donika Mustafaj eshte kujdesur njeheresh per te vene mire ne dukje edhe individualitetin e secilit nga zonjat dhe zoterinjte qe e perbejne kete brez, gje qe i jep filmit te saj edhe nje kompozim te kendshem per shikuesin. Ky eshte brezi i atyre qe afersisht gjysmen e jetes e kaluan nen diktature. Kjo ishte mosha kur ata u rriten, u shkolluan dhe u formuan profesionalisht. Ata natyrshem, mbajten barren kryesore ne ngjarjet e medha qe shenuan kthesen ne fatin e Shqiperise, ashtu si edhe krejt transformimet qe do te pasonin. Tridhjetevjecaret e vitit 1990, natyrshem do te perballeshin shume me kthjelltesish e me energjikisht se prinderit e tyre me hedhjen e themeleve te demokracise, me hedhjen e themeleve te ekonomise se tregut, ne hedhjen e urave te bashkepunimit me boten e zhvilluar. Sot, pas 20 vjetesh, ata kane te drejte te ndjehen krenare me bilancin e jetes se tyre. Ata arriten te jene prinder te mire ne nje kohe te veshtire dhe madje shpesh, te coroditur. Sot jane gjysher dhe sic e tregon dhe filmi, po krijojne modelin e nje gjyshi te ri. Prania e tyre e jeten e te vegjelve shprehet krejt ndryshe nga ajo e gjyshit tradicional shqiptar, edhe pse nuk jane terhequr nga jeta aktive. Ky brez vazhdon te jete kontribuuesi kryesor ne mireqenien familjare, cka tregon se ky brez vazhdon te mbaje barren me te rende ne jeten ekonomike, politike, kulturore te vendit. Sfidat, me te cilat do te perballen brezat e ardhshem, nuk do te ngjajne aspak me sfidat qe perballoi dhe vazhdon te perballoje ky brez. Donika Mustafaj eshte vete pjesetare e ketij brezi. Vepra e saj ka spikatur vecanerisht dekaden e fundit, qofte per origjinalitetin e temave qe trajton, qofte per guximin me te cilin u drejtohet atyre qe zakonisht quhen tema te veshtira. Ajo ka ne repertorin e vet tashme dy filma dokumentare, ne qender te te cileve eshte muzika. Te "Magjia klarinete" Donika Mustafaj tregon se si hyri ky instrument i mrekullueshem ne jeten e shqiptarit, si u shqiptarizua ai, duke e pasuruar me diamante te pacmueshem thesarin e artit popullor shqiptar. Tek "Ustai i fundit" nderton portretin e Laver Bariut, ketij personaliteti kompleks, i cili ne vetvete perfaqeson nje institucion te tere, si: kengetar te pakrahasueshem, kompozitor dhe instrumentist gjenial, me gjurme te pashlyeshme ne trashegimine kulturore shqiptare, per brezat e sotem e te ardhshem. Te "Nje amerikane ne Tirane", ajo qendron perseri te dokumentari portret, por kesaj here lenda e tij eshte piktura. Amerikanja qe na paraqet autorja eshte nje piktoreje, njeheresh bashkeshorte e nje diplomati amerikan te akredituar ne Tirane. Donika Mustafaj filmon vepren e kesaj piktoreje te krijuar gjate periudhes qe ajo ka kaluar ne Tirane dhe pa rene ne estetizime abstrakte, regjisorja perpiqet qe permes shembujsh, t'i pergjigjet pyetjes se cfare frymezimesh mund t'i ngjalle Shqiperia e sotme nje piktoreje qe vjen nga nje mjedis kulturor dhe shoqeror aq i ndryshem. Me tej, ajo nisi rrugen me dy dokumentare qe i paraprinin jetes se femijeve te mbyllur per shkak te gjakmarrjes, per te vazhduar me realizimin "Gjysherit e rinj".
"Gjysherit e rinj" eshte dokumentari i cili ne qender familjen shqiptare dhe figuren e gjysheve?
Une kam realizuar disa dokumentare dhe nje pjese e tyre jane fokusuar ne problemet sociale dhe kulturore. Kam realizuar nje dokumentar se si ka ndikuar gjakmarrja tek femijet dhe kam vazhduar ne rrjedhen e tyre, pasi mua me intrigojne shume problemet shoqerore. E kam nisur me femijerine e femijeve te pasur dhe pastaj, u hodha tek gjysherit, nje fenomen i shpeshte ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes kemi folur shume per politiken dhe thashe me vete, pse mos te merrem me probleme sociale, nje problem qe prek cdo familje. Gjysherit jane pare vetem si nje problem i familjes, qe i perkiste familjes dhe nuk fliste njeri per ta, ndersa sot gjysherit me te gjitha ndryshimet qe kane ndodhur ne vendit tone, kane dal ne plan te pare.
Kush jane keta gjysher?
Eshte nje brez te cilit i perkas dhe une. Prandaj dhe u interesova shume per te pare se si ky brez arriti dhe u pershtat me kushtet e reja, gjerat qe kane bere ne kohen e diktatures dhe si vjen pas viteve '90-te. Mendova me vete, pse jo. Le te merrem me kete fenomen ku gjysherit takojne niperit dhe mbesat e tyre qe ne moshen 45-vjecare. Por nuk eshte vetem kjo arsyeja, pasi ata jane gjysher me mendje te hapur, te rinj ne mentalitet, ne menyren se si punojne dhe funksionojne. Per mua eshte nje brez qe nuk do te ndryshket kur dhe nuk dorezohet. Ideja ishte kjo: te zbulonim gjurmet qe gjysherit kane lene tek ne dhe duke qene se prinderit ne kete kohe, jane shume te ngarkuar me pune; gjysherit kane dale ne plan te pare dhe luajne nje rol kyc, si zbutes social. E vecanta tani eshte se statuset me perpara delegoheshin, ndersa sot jo vetem qe nuk delegohen statuset, por ato ndertojne boten bashke me femijet. Une kam kapur nje brez qe mban peshen kryesore te puneve sot dhe ndihmojne femijet e tyre. Keta jane gjysherit.
Dukuria e gjysherve qe kane frenat e familjeve dhe te femijeve eshte e pranishme ne cdo familje. Po si vjen sot?
Ky brez eshte i kalitur mes dy boteve: para dhe pas diktatures. Eshte nje brez qe mori persiper shume gjera dhe pas viteve '90-te, Shqiperia ndryshoi aq vrullshem dhe gjysherit kane bazen kryesore te familjes.
Dokumentari fokusohej edhe ne mesazhin qe femijet kishin dhe percillnin per figurat e dashura te gjysherve?
Keta gjysher kane revolucionarizuar figurat e gjysherve te vjeter dhe bejne dallimin qe kemi per te moshuarit. Nuk mund te thuash se te vjetrit jane keshtu, pasi ne nje fare menyre, ata jane aktive ne pune, ne familje, jane dinamike, jane te futur ne boten e kompjuterit; me pak fjale, jane koherente. Gjysher ka pasur gjithmone, po tani kemi figura te reja gjysherish si rezultat i kushteve te ndryshme te jeteses.
Cila eshte lidhja mes te kaluares dhe te sotmes per femijet, pasi eshte nje pjese e rendesishme per kulturen familjare?
Gjysherit jane akoma nje kujtese e gjalle qe ben lidhjen e te sotmes me te kaluaren dhe njekohesisht, nepermjet femijeve lidhet me te ardhmen, sepse femijet i japin shume gjysherve, por edhe gjysherit i japin shume femijeve. Eshte nje lidhje shume e forte mes femijeve dhe gjysherve te rinj, kjo eshte e vecanta e lidhjes mes tyre.
Mendoni se figura e gjysherve, ashtu sic theksoi dhe sociologu Dervishi, do te vazhdoje te jete ne qender te familjes?
Mendoj se po. Por kjo ngelet per t'u pare se sa do te vleresohet nga brezat pasardhes. Ashtu si u shfaqen ne dokumentar, shoqeria jone nuk i njeh mire vlerat e ketij brezi, por do te vij nje brez tjeter qe do ta beje kete dallim midis ketyre brezave. Mendoj se roli i ketyre do te kete nje impakt shume te madh ne shoqerine tone.
Donika, eshte dokumentari i gjashte i cili ne permbajtje ka nje dukuri sociale qe prek shoqerine shqiptare. Do te vazhdoni ta ndiqni kete rruge?
Mendoj ta ndryshoj rrjedhen e problemeve sociale. Por, do te doja te ndalesha tek falenderimet per te gjithe personazhet e intervistuara, pasi ashtu sic i pate, ato jane figura publike dhe duke ditur rendesine e kesaj dukurie, pranuan te ishin pjese e dokumentarit.