Dokumentari: Çmimi i seksit
http://www.youtube.com/watch?v=ClOpws3XgwY
Gjatë dekadës së fundit fotografja dhe regjisorja Mimi Chakarova ka ekzaminuar konfliktin, korrupsionin dhe tregtinë e seksit. Filmi i saj Çmimi i seksit, dokumentar me metrazh të gjatë i realizuar në shtatë vite tregon se si trafikohen femrat e vendeve të Evropës lindore.
Ajo kishte fundin e saj me pika dhe sandalet e preferuara rozë ditën kur u largua nga fshati i saj në Shqipëri. Nëna thirri me zë të lartë emrin e saj përpara se të futej në makinën e të dashurit të saj, një Mitsubishi i kuq. Ajo nuk e ktheu kokën pas për ti thënë lamtumirë. Ishte 12 dhe e nevrikosur.
Njerku e përdhunonte prej aq kohës sa ajo mund të mbante mend. Ajo smund ti tregonte nënës së saj. Ajo e dinte se do ta largonin. Ajo do ishte e vetmja që do të fajësohej. Vajzat i joshin burrat e mëdhenj dhe i bëjnë për vete do të thonin njerëzit. Gjithashtu ishte edhe pija e tij që e nxiste atë, do shtonin.
Në kohën kur ishin në Itali, i dashuri i saj ndryshoi ai i tha saj se do të punonte për atë si prostitutë. Ajo mendoi se po bënte ndonjë lojë të trashë. Ajo la shtëpinë për atë; që një ditë të martoheshin. Ai është i madh. Ajo ishte e dashuruar, kështu nis tregimi për një vajzë shqiptare të trafikuar e quajtur Roza.
Chakarova, e rritur në Bullgari në dokumentarin e saj tregon anët e panjohura të trafikimit dhe abuzimet ndaj vajzave.
Sipas një përllogaritje të OKB-së rreth 2 milion femra dhe fëmijë shiten në tregun e seksit çdo vit. Një numër i madh vijnë nga ish-vendet komuniste. /F.S/