E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama rrëzon mundësitë e një koalicioni qeverisës me Aleancën Kuqezi dhe Topin

Edi Rama

Lideri i opozitës Edi Rama nuk i sheh si aleatë të ardhshëm Aleancën Kuqezi dhe partinë në formim e sipër të presidentit Bamir Topi. Në një intervistë për revistën Klan kreu i PS-së është shprehur se pushtetin e Sali Berishës, pjesë e të cilit është edhe LSI, do ta largojë vota opozitare dhe jo aleancat imagjinare me forca që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas Ramës dy partitë e reja të kampit të djathtë – që ai i quan dy PD-të e reja – “mund të krijojnë kushte për rithemelimin e të djathtës në opozitë, por as janë as do të jenë një parakusht për ndryshimin e qeverisë me votë”.

Lindjen e dy partive të reja të së djathtës Rama e sheh si fryme rebelimi brenda të djathtës për tradhtinë shumëplanëshe që qeveria e PD i ka bërë ideve dhe zgjedhësve të lidhur më shumë me të.

Rama vlerëson se Berisha ka zero shanse që të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e qershorit 2013-të pasi sdo ketë më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›