Dokumentet biometrike tani aplikime ne Greqi

Greqia behet vendi i pare, ku emigrantet do te mund te aplikojne dhe te pajisen me dokumentat biometrike te identifikimit prane ambasades shqiptare atje. 108 Euro do te kushtoje nje pasaporte dhe me pak se 8 Euro, do tu kushtoje emigranteve letërnjoftimi elektronik. Zv. ministri i Brendshem, Ferdinand Poni,e konsideroi te rendesishem celjen e qendres se aplikimit per dokumentat biometrike ne Greqi, vendi qe ka dhe numrin me te madh te shqiptareve qe jetojne e punojne atje.
"Shpresojmë shumë që brenda javës, pasi kemi bërë të gjitha përgatitjet të mund të fillojmë me zyrat në Greqi dhe shumë shpejt nga java tjetër, të fillojmë ndoshta me zyrat në Itali, sepse të gjitha përgatitjet janë bërë, kualifikimi i punonjësve atje, të konsullatave tona në Athinë, Selanik, por dhe Itali. Jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm dhe të dedikuar që shërbimi të ruaj parametrat e shkëlqyer që ka në Shqipëri, pra, të jetë i shpejtë, i sigurtë, i integruar. Sot që flasim kemi 1 mln e 620 mijë aplikime për pasaporta dhe 2 mln 625 mijë aplikime për letërnjoftim elektronike", tha Ferdinand Poni, zv. ministër i Brendshem.
Pas Greqise, qendrat e aplikimit per dokumentat biometrike te identifikimit pritet te celen shume shpejt edhe ne Itali e me pas me shtete te tjera ku jetojne dhe punojne shqiptare.
Denada Shkodrani