Shkodër: Pranga 57-vjeçarit, tentoi të vrasë 50-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin Llesh Shpjefni, 57 vjeç ndërsa akuzohej për tentativë vrasje.
Sipas burimeve më të fundit të policisë, mësohet se pas një ngrindje per motive banale, Shpjefni ka tentuar të vrasë shtetasin Ndue D, 50 vjeç.
Pas një kontrolli të imtësishëm kryer ndaj 57 vjecarit, i eshte gjendur një armë zjarri e tipit pistolete.
Tani ai ndodhet i shoqeruar ne Komisariatin e policise se Shkodres ku duhet te pergjigjet per vepren penale “Te tentatives per vrasje dhe armembajtje pa leje”.