Garanci per 8 majin Berisha Do te jene zgjedhjet me te mira

Kryeministri Berisha ka garantuar shefat e shteteve dhe te qeverive te vendeve te BE-së të pranishëm në samitin e Partive Popullore Evropiane, ne Bruksel se zgjedhjet e 8 majit do të jenë më të rregulltat që janë mbajtur në Shqipëri. "Dhashë të gjitha garancitë e mia për përkushtimin e qeverisë për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm", tha Berisha.
Pas incidenteve në njësitë bashkiake në kryeqytet, ku opozita pretendon për abuzime me listat e përditësuara të zgjedhësve, Berisha ia faturon përgjegjesinë të majtëve. "Në të gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita, me sa shoh unë opozita po ankohet drejt vetes së vet. Unë nuk mund ti nxjerr atij kurrë dyshimin, njëherë akuzoi 20 mijë komisionerë, tani akuzon qeveritarët e tij vendor. Këto janë probleme të brendshme të opozitës", tha ai.
Përvec informacionit për përgatitjet e vendoreve të 8 majit, kryeministri ashtu si kryeparlamentarja Topalli, kërkoi dhe vëzhgues dhe nga Parlamenti Europian. Kërkesë kjo e mirëpritur nga presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul. "Ju me pyesni per zgjedhjet lokale? Ky eshte nje rast tjeter qe populli shqiptar te vendose vete per pushtetin. Kjo eshte demokracia. Ne zgjedhjet e 8 majit ne do te mesojme se cilet do te kete ne pushtet populli shqiptar. Nese Shqiperia ka bere kerkese qe ne t'i vezhgojme keto zgjedhje, ne do te vijme atje. Nuk ka asnje pengese per nje gje te tille. Une mendoj se ky vezhgim veçse e perforcon procesin demokratik", tha Joseph Daul, President i Grupit te PPE. Vëzhgimi i zgjedhjeve nga Parlamenti Europian nuk është një praktikë e zakonshme, por nisur nga situata politike në Tiranë, duket se 8 maji do të jetë një përjashtim.
Gjovalin Kola