Kosove Perkujtohet pervjetori i bombardimeve

Dymbedhjete vjet me pare NATO-ja filloi fushaten e bombardimeve kunder forcave serbe duke shenuar kesisoj fillimin e fundit te luftes gati dyvjecare ne Kosove. Fushata pasoi refuzimin e Beogradit per te nenshkruar marreveshjen e negociuar ne Rambouillet. Fushata e bombardimeve nga ajri qe zgjati 78 dite ne toke u shfrytezua nga forcat serbe per sulme hakmarrese kunder shqiptareve. Mbi 10 mije veta u vrane mbi 800 mije u ndoqen nga Kosova ndersa rreth 5 mije te tjere ne fund te luftes llogariteshin si te zhdukur.
Me 10 qershor NATO-ja nenshkroi marreveshjen me ushtrine jugosllave per terheqjen e tyre te plote nga Kosova ndersa dy dite me vone trupat paqeruajtese te KFOR-it hyne ne Kosove duke i dhene fund luftes por edhe sundimit te Beogradit.
Komandanti i forcave paqeruajtese ne Kosove Erhard Buhler ka theksuar sot nepermjet nje komunikate se mesazhi me i rendesishem i kesaj dite eshte se te gjithe qytetaret e te gjitha etnive dhe te gjitha institucionet nderkombetare duhet te punojne shume qe ta shtrojne rrugen drejt nje te ardhmeje pozitive paqesore dhe perparimtare ne Evrope. Kjo dite ka thene ai duhet te jete nje dite e refuzimit te dhunes dhe jo tolerances.
Shenimi i 24 marsit ne Kosove behet sipas perkatesise etnike. Institucionet e Kosoves 24 marsin e vleresojne si nje dite me rendesi vendimtare per historine e vendit. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se 24 marsi ishte nje dite historike per Kosoven kur u pajtuan vlerat demokratike te Kosoves me ato euroatlantike.
Dymbedhjete vite me pare Kosova kalonte ne nje kohe te gjenocidit te papare te perpjekjeve per ekzistence mund te themi ne kuptimin nacional ndersa dymbedhjete vite me vone Kosova si shtet sovran eshte e gatshme qe ne menyre modeste te jete pjese e aleances veri atlantike ne aksione humanitare kudo qe ndodhin. Dymbedhjete vite me pare Millosheviqi kishte perkrahjen nga Gadafi kunder aleances veri atlantike ndersa tash Kosova eshte gati si vend i pavarur te jete pjese e aleances veri atlantike kunder diktatoreve dhe regjimeve te llojit te njejte si te Sllobodan Millosheviqit. Por eshte nje dallim se ne Kosove eshte zhvilluar lufte per liri tha kryeministri Thaci.
Nente vjet me vone Kosova shpalli pavaresine e saj e cila deri tash eshte njohur nga 75 vende te botes ne mesin e te cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet me te rendesishme te Bashkimit Evropian.
Dita e sotme shenohet ne nje periudhe reagimesh te shumta ndaj nje vale arrestimesh te ish pjesetareve te Ushtrise lirimtare te Kosoves nen akuzat per krime lufte dhe leshimit te nje urdher arresti nen keto dyshime ndaj deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj. Kryeministri Thaci shprehu sot bindjen ne pafajesine e ish bashkeluftetareve te tij.
Ushtria lirimtare e Kosoves ka zhvilluar lufte te drejte e te paster ka respektuar konventat nderkombetare. Gjenocidin e krimet i ka kryer Serbia ne Kosove. Akuzat ndaj luftetareve te UCK-se jane te padrejta edhe akuzat ndaj zotit Haradinaj vitin e kaluar edhe tani ne rastin konkret ndaj deputetit Limaj dhe disa bashkeluftetareve te tjere. do deputet edhe deputeti Limaj ka imunitet te plote ky eshte konstatim i yni edhe i EULEX-it dhe duhet te respektohet plotesisht Kushtetuta dhe ligjet e Kosoves tha kryeministri Thaci.
Duke i bere nje vleresim 24 marsit te vitit 1999 dhe zhvillimeve deri ne diten e sotme ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell ne nje shkrim autorial thekson se si perfundim i nderhyrjes nderkombetare Kosova u be nje shtet i pavarur i themeluar me zotimin se do te ndertoje nje republike demokratike e shumetnike. Por ne tekstin e tij ai thekson se eshte shqetesuese qe 12 vjet pasi qe NATO-ja nderhyri ne Kosove dhe tri vjet pas pavaresise po pervidhet retorika e urrejtjes etnike ne diskursin publik. Ai ka shprehur shqetesimin me sic thuhet sulmet e fundit mbi qeverine qe kane perfshire kritikat te cilat nenkuptojne se ajo eshte e paligjshme sepse gezon perkrahjen e pakicave ne Parlament dhe per shkak se shumica e deputeteve shqiptare nuk kane votuar per te.
Kryeministri Thaci ne kete kuader tha se Kosova ka institucione te mbeshtetura ne Kushtetuten e saj.
Zerat e vecuar mund te them edhe te frustruar qe mund te degjohen kunder institucioneve shume etnike ne Kosove jane zera dhe ide te frikshme qe e kthejne Kosoven prapa per pesembedhjete vite jane ide anti civilizuese dhe anti perendimore jashte vullnetit te popullit te Kosoves dhe vizionit tone euro atlantik qe nganjehere mund te them lirisht se keto ide tingellojne edhe nje fryme racizmi te frustruar por qe jane te deshtuar tha kryeministri Thaci.
Vleresimet per 24 marsin nderkaq jane krejt ndryshe tek komuniteti serb dhe zyrtaret e Beogradit. Autoritetet serbe akuzojne NATO-n se ka nderhyre ne vitin 1999 per te krijuar sic thuhet shtetin e saj ne Ballkan. Ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe dita e sotme u shenua me protesta te pjesetareve te komunitetit serb te cilet kundershtojne cdo perpjekje per integrimin e kesaj pjese te vendit. Ndersa ne Gracanice afer Prishtines u mbajt nje liturgji ne kujtim te sic thuhet viktimave te bombardimeve. Peshkopi i Kishes Ortodokse serbeTeodosije beri thirrje qe serbet te qendrojne dhe jetojne ne Kosove.
Ne kete vend kane jetuar baballaret dhe gjysherit tane prandaj kete hapesire duhet te mbajme per vete. Nese veprojme kesisoj atehere do te nderojme viktimat e luftes se pakuptimte dhe bombardimeve te pakuptimta tha peshkopi Teodosije.
Dymbedhjete vjet me vone rreth 5 mije trupa te NATO-s kujdesen aktualisht per sigurine ne Kosove dhe prania e kesaj force pritet te vazhdoje per nje kohe te gjate.