E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha jep doreheqjen nga postet zyrtare per te kandiduar per bashkine e Tiranes

Ne Shqiperi Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka paraqitur sot kryeministrit  Sali Berisha doreheqjen nga detyra e Ministrit te Brendshem pas vendimit te shumices qe ai te jete kandidati i saj per Bashkine e kryeqytetit ne zgjedhjet vendore te 8 majit.

Po sot zoti Basha sipas nje njoftimi zyrtar ne nje leter derguar Kryetares se Parlamentit  Jozefina Topalli ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit te Kuvendit te Shqiperise duke qene se ligji e konsideron te papajtueshem me shpalljen e kandidatures per zgjedhje vendore.  

Sipas te gjitha gjasave zoti Basha pritet te kete perballe ne kete gare kryetarin aktual te bashkise se kryeqytetit Edi Rama njekohesisht dhe kryetar i opozites shqiptare.

Zoti Rama pritet te kerkoje nje mandat te katert ndonese kandidatura e tij nuk eshte zyrtarizuar ende. Nga ana e saj Partia Demokratike pritet te shpalle neser kandidatet e saj per bashkite dhe komunat e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›