E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet, cfare kerkoi Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese, u ktheu mbrapsht ne fund te muajit te shkuar gjashte partive politike, ankesen e bere per marreveshjen per kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise. Shkak per kthimin e ankeses se bere bujshem nga forcat politike me ne krye Partine Socialiste, u be statuti i tyre. Kushtetuesja kerkoi nga partite qe pretendojne se marreveshja per kufirin detar eshte antikushtetuese, qe ta kene te percaktuar ne statutin e tyre se si forca politike jane ne mbrojtje te integritetit detar te vendit. Ne te kundert, nese nje gje e tille nuk percaktohet ne statutin e tyre, atehere ato nuk kane asnje te drejte te ankohen ne Gjykate Kushtetuese per nje ceshtje te tille. Menjehere sapo ankesa u protokollua ne kete institucion, u konstatua se ajo eshte e pa plote. Sipas kesaj gjykate, secila nga gjashte forcat politike qe i jane drejtuar ketij institucioni per te shpallur antikushtetuese marreveshjen per kufijte detare me Greqine, tashme duhet te provoje se ne statutin e tyre, mbrojne nje ceshtje te tille. Ne te kundert, nese nuk percaktojne qarte ne statut se mbrojne si force politike integritetin kombetar detar, atehere nuk i lejohet te ankohen dhe padia e tyre behet e pavlefshme. Diten e sotme, kjo gjykate do te rishikoje ankesen e gjashte forcave politike dhe dokumentet shtese te dorezuara. Me pas, do te vleresoje nese ato jane ne rregull dhe te vlefshme per te nisur shqyrtimin e ceshtjes, apo jo. Vendimi nga kjo gjykate, duhet te merret brenda dates 20 nentor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›