E Diel, 1 Nëntor 2026

Orinda Huta: Nuk do te behem nje zedhenese seksi

E kemi pare si modele, kengetare, por premton se nuk do te behet nje zedhenese seksi ne institucione apo parti, edhe pse studion per Shkenca Komunikimi dhe duke qene se eshte seksuale, e bukur, elegante, sigurisht edhe inteligjente, kushdo do ta preferonte ta kishte imazh te vetin. Kjo eshte Orinda Huta, hitberesja e "Tani e di", "Harrova te marr fryme", "Nisu arratisu", "Tradhtia", "Une e di", etj., pjesemarrese se fundmi te "Kenga Magjike" me kengen "Oqean". Ne nje interviste per "KJ", kengetarja qe enderron te veshe nje dite fustanin e saj te nuserise (gje qe e ka bere shpesh neper sfilata), shprehet per thashethemet qe e kane rrethuar, jeten mes Shqiperise dhe Irlandes, dashurine me nje djale per te cilin nuk zbulon shume, projektet muzikore etj. E pyetur se ku e sheh veten ne te ardhmen, mes kombinimit muzike-gazetari-politike, ajo thote: Tashme nuk e shikoj te ardhmen as ne politike e as si zedhenese seksi. Une pretendoj qe kjo per te cilen po studioj tani, do te jete e ardhmja ime.

Fillimisht, do te donim te dinim dicka me shume per kengen tuaj me te fundit te tipit balade "Oqean", autori, muzika etj. A ka ne tekst ndonje note autobiografike?

Kenga "Oqean" eshte krijuar nga Alban Kondi, teksti i saj eshte realizuar nga Dr. Flori, ndersa orkestrimi nga Shpetim Saraci. Dua te them se teksti eshte komplet i krijuar nga Flori dhe pjesa qe me takonte mua ishte qe ta ndjeja dhe ta percillja sa me mire ate te publiku.

"Kenga Magjike" ka qene nje skene fatsjellese per ju. Cfare pritshmerish keni per kete here? Perse balade e ndjere dhe jo nje kenge me ritem, ishte zgjedhja juaj?

Dalja ime e pare ne festival ka qene ne "Kenga Magjike" dhe mund te them me plot gojen se per mua ka qene nje skene me fat. Une jam e lidhur ngushte me te dhe njerezit shpesh here nuk me shikojne dot larg "Kenges Magjike". Balada ishte zgjedhja ime, ashtu sikurse edhe e autorit te kenges. Ne fakt, "Oqean" kishte mese nje vit qe ishte krijuar nga Albani dhe deshironim te dy qe kenga te behej pjese e nje festivali te rendesishem. Une asnjehere nuk kam ardhur me balade, gjithnje ka pasur ritem ne kenget e mia, ndaj vendosa qe kesaj here te paraqitesha ndryshe per publikun.

Ekziston ndonje oqean qe ndan zemrat ose endrrat per Orinden?

Jo, nuk ekziston asnje lloj oqeani qe mund te me ndale per te arritur endrrat dhe zemrat. Vertet nuk m'i ndan asgje e tille.

Nje nga kenget me te spikatura ka qene bashkepunimi juaj me NRG Band, "As fejesa, as martesa" ose "Tradhetia" me Albanin. Keni pasur oferta per ndonje bashkepunim tjeter frytdhenes?

Ndoshta vitin qe vjen do te kem bashkepunime te tjera. Jane ne projekt akoma disa ide...

Per nje kohe relativisht te gjate, keni munguar neper ekrane. Perse keshtu, angazhime te tjera?

Gjithnje behet kjo pyetje, por nuk mund te them qe eshte e vertete kjo qe thoni. Pas "Kenges Magjike 2006", une zgjodha te beja nje vit pushim dhe keshtu ndodhi. Pas atij viti une erdha me dy bashkepunimet, "NRG Band" dhe me Albanin. Pas atij viti isha prezente me kengen "Une e di", te cilen e solla me nje klip dhe tashme paraqitem ne "Kenga Magjike". Keshtu, pushimi 1-vjecar ishte nje zgjedhje e imja.

Si eshte klima mes kengetareve, kryesisht atyre femra. Ka berryla, dhe keta bazohen me shume te talenti apo pamja e jashtme?

Klima eshte e qendrueshme, pa shume vranesira... Personalisht nuk kam pasur berryla. Per me teper, talenti dhe pamja e jashtme duhet te alternohen mire me njera -tjetren per te patur sukses. Une mundohem te punoj me te dyja.

Si ia beni qe qendroni ne forme?

Kujdesem gjithnje per veten. Nuk do pranoja kurre ta lija veten pas dore, edhe nese brenda vetes nuk ndjehem mire. Ia plotesoj tekat vetes dhe nuk me mungon asgje per t'u treguar e kujdesshme qe te vazhdoj te jem ne forme te mire.

Ju studioni ne nje prej universiteteve private qe operojne ne vend, per Marredhenie Publike. Ku e shihni veten ne te ardhmen, te angazhuar ne politike apo nje zedhenese seksi, te suksesshme?

Ne fakt, studioj per Shkenca Komunikimi, per te perfunduar me tej Marredhenie Publike. Me pelqen kjo zgjedhje dhe sigurisht qe do te jete e ardhmja ime. Tashme nuk e shikoj te ardhmen as ne politike e as si zedhenese seksi. Une pretendoj qe kjo per te cilen po studioj tani, do te jete e ardhmja ime.

E kemi pare Orinden me fustan te bardhe, jo vetem ne sfilata, por edhe ne kenge. Po ne jete, kur mendoni se do e vishni vertete kete fustan qe e enderrojne te gjitha femrat? Jeni per martesen apo bashkejetesen?

Eksperienca e fustanit te bardhe ne sfilatat e "Geraldina Sposa" sigurisht qe ka qene e paharrueshme. Kam veshur aq shume fustane saqe shume njerez mund te mendojne se jam ngopur me to, por nuk eshte e vertete. Une vazhdoj ta enderroj fustanin e bardhe ne diten time. Jam pro bashkejeteses, ashtu sikurse jam edhe pro marteses.

Eshte perfolur shume dicka qe eshte cilesuar si "origjina juaj irlandeze", nje vend ne te cilin jeton motra juaj. Si e keni ndare mendjen ne peshoren Irlande-Shqiperi?

Ne Shqiperi pa diskutim. Une kam jeten time dhe jetoj lumturisht ketu bashke me mallin qe kam per mbesen time, Grace dhe motren. Irlanden e vizitoj shpesh dhe eshte si vendi im i dyte. Sa here qe me merr malli per Grace, nisem drejt Irlandes. Madje shume shpejt do shkoj serish.

A eshte Orinda e dashuruar dhe nese po, kush eshte fatlumi?

Po, jam e dashuruar dhe pa diskutim qe ai eshte fatlum (qesh). Bej shaka, por nuk preferoj te flas me shume per jeten time private.

Para me shume se nje vit me pare, ju jeni shprehur se keni kaluar nje periudhe te veshtire, stresante, ku shpeshhere e gjenit strehen te alkooli, perse keshtu... c'ju shtyu ne kete gjendje dhe si dolet prej andej?

Eshte e gjitha trillim, mos i besoni, nuk eshte e vertete asgje nga ato qe eshte thene. Kane kaluar 3 vjet nga ajo interviste, por sigurisht qe nuk do bija asnjehere pre e alkoolit. Nuk kam pasur asnjehere probleme te tilla.

A besoni ne Zot?

Besoj shume ne Zot. Besoj qe gjithcka ne jete eshte dhurate e tij.

Mund te na zbuloni dicka rreth planeve tuaja te aferta?

Sigurisht pjesemarrja ne "Kenga Magjike", si dhe realizimi i kengeve te reja, deri ne perfundim te albumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›