E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijte detare, partite plotesojne ankesen

Rozeta Rapushi

Rihapet debati ne Gjykaten Kushtetuese, per shpalljen si antikushtetues te marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise per kufijte detare. Te gjashta forcat politike te cilat u ankuan ne kete gjykate ne 20 tetor, per te shpallur antikushtetuese marreveshjen e nenshkruar, e plotesuan ankesen e tyre sipas kerkesave te bera nga Kushtetuesja, duke depozituar ne kete institucion edhe statutin e partive. Statut qe sipas tyre, garanton ceshtjen territoriale te Shqiperise pra kufijte, qofshin keto detare, ajrore apo tokesore. Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, tha dje per gazeten "Koha Jone", se jo vetem partia e tij por edhe te tjerat, plotesuan ankesen e bere sipas kerkesave te Gjykates Kushtetuese. "Ne sollem dokumentet shtese, pasi ne statutin e partise percaktohet qarte garancia e kufijve. Madje e kemi dorezuar qe diten e premte ne Gjykaten Kushtetuese dhe te henen do te protokollohet",-tha Ngjela, duke shtuar se keshtu ankesa e partive politike, kunder marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise per kufijte detare, nuk ka me asnje pengese per t'u shqyrtuar. Po keshtu, edhe deputeti i Partise Socialiste, Damian Gjiknuri, tha dje per gazeten, se ankesa e PS-se u plotesua dhe do te shqyrtohet tashme ne Kushtetuese. Sipas Gjiknurit, Kushtetuesja kerkonte vetem statutin e partive, ku te deshmohej se ato mbronin integritetin e kufijve detar. Me dorezimin e statutit te partive, tashme kerkesa e gjashte forcave politike do te vijoje te shqyrtohet. Sot ishte afati i fundit qe Gjykata Kushtetuese u kishte lene partive politike, per te plotesuar ankesen qe kishin bere kunder marreveshjes per kufijte detare, Shqiperi-Greqi. Me plotesimin nga ana e forcave politike te dokumenteve, Gjykata Kushtetuese, do te nise procedurat e shqyrtimit te ankeses. Duke qene se cilesohet si nje ceshtje e rendesishme, ne baze te afateve ligjore kohore, Kushtetuesja, duhet te dale me nje vendim brenda dates 20 nentor, nje muaj pas paraqitjes se ankeses. Pak dite me pare, kjo gjykate e vleresoi si te paplote ankesen e PS-se dhe pese forcave te tjera politike per marreveshjen, duke kerkuar dokumentacion shtese, programin dhe statutin e ketyre partive politike.

Kushtetuesja mund te pranoje te shprehet per ceshtjen, vetem ne rast se subjektet qe kane paraqitur kerkesen kane lidhje me objektin qe trajton marreveshja aq shume e debatuar. Per kete ne dokumentet e tyre themeltare duhet te jete e sanksionuar mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit, nje element ky te cilit gjashte partite i kane kushtuar nje rendesi te vecante ne ankimimin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›