Kuvendi, ende pezull shqyrtimin e marreveshjes ne seance
Kuvendi ka pezulluar aktualisht, shqyrtimin e projekt marreveshjes per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise. Ne kalendarin e punimeve te ketij institucioni per kete jave, nuk eshte perfshire aspak shqyrtimi i kesaj marreveshjeje ne seance plenare dhe as per votim. Nderkohe qe ende nuk dihet nese Konferenca e Kryetareve, qe pritet te mblidhet javen e ardhshme, do ta perfshije ne kalendarin e punes marreveshjen per tre javet e ardhshme apo jo. Pa asnje argumentim, ne mbledhjen e fundit te kesaj konference, projekti nuk u perfshi dhe as nuk u diskutua mbi te. Me sa duket, edhe Kuvendi eshte ne pritje te dhenies se nje vendimi nga Gjykata Kushtetuese per kete ceshtje, para se ta kaloje per votim ate ne seance plenare. Pezullimi i shqyrtimit te marreveshjes per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise, u be pas debateve te shumta te nisura mbi kete ceshtje. Opozita socialiste e kundershtoi ashper, si nje marreveshje antikushtetuese, e cila nuk duhet te lejohet per t'u miratuar ne Kuvend. Qendrime keto qe u konkretizuan edhe me nje ankese, te bere ne Gjykaten Kushtetuese.