E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI: Kushtet tona per ti bashkuar camet ne nje parti

Dy partite e komunitetit cam ndonese deklaratave dhe deshires per bashkim, ende nuk po gjejne gjuhen e perbashket per ta realizuar ate. Partia per Drejtesi dhe Unitet, i beri dy dite me pare thirrje, partise tjeter te komunitetit cam, Partise per Drejtesi dhe Integrim te bashkohen ne nje te vetme, per ti dhene fund percarjes ne gjirin e ketij komuniteti. Kryetari i PDU-se, Shpetim Idrizi, gjate nje tubimi me simpatizant e kesaj partie ne Delvine, deklaroi se nuk kishte asnje kuptim qe keto dy parti me ideale te perbashketa te qendronin te ndara. "Gjej rastin qe nga kjo tribune, ti bej nje thirrje publike Tahir Muhedinit qe te bashkohemi. Ato qe na ndajne, jane shume te vogla perpara idealit te madh, amanetit te te pareve qe duhet te na bashkoje. Le te bashkojme mendjet, zemrat, forcat per hir te Camerise tone, gjakut e vuajtjeve te te pareve tane", beri thirrje Idrizi nga Delvina. Po keshtu, deputeti Shpetim Idrizi, theksoi se ishte ai ishte i bindur se Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini, do ti pergjigjej kesaj thirrje dhe se shume shpjet te dyja partite do te bashkoheshin ne nje te vetme. Nga ana tjeter, kryetari i PDI-se, Muhedini ne nje prononcim per "Koha Jone", tha se ai parimisht e mbeshteste thirrjen e Idrizit per bashkimin e dy partive. Por, sipas Muhedinit, ky bashkim duhej te behej nen siglen e Partise per Drejtesi dhe Integrim, sepse kjo parti kishte gjashte vjet qe mbronte ceshtjen came ne vend. "Jemi pro bashkimit, por PDU-ja duhet te bashkohet me PDI-ne dhe jo anasjelltas. Kjo pasi ne kemi me shume se gjashte vjet qe kemi punuar per ceshtjen came dhe jemi partia e pare e cila e ka ngritur kete kauze", deklaroi Muhedini. Sipas tij, PDU eshte nje bashkim individesh, ndersa nga ana tjeter PDI eshte nje parti e konsoliduar e cila eshte krijuar dhe i ka themelet ne Shoqaten e Camerise. Tahir Muhedini theksoi se aktualisht PDU po perdor programin e PDI-se, sepse te gjitha ata hapa qe premton Shpetim Idrizi te ndjek per ceshtjen came, prej vitesh jane ndjekur nga partia qe ai drejton.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›