E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucion prane bllokut te ambasadave

Tirane- Shkaterrohet nje baze prostitucioni e ngritur ngjitur me bllokun e ambasadave ne Tirane. Aktiviteti zhvillohej midis rrugeve te "Kavajes" dhe "Durresit", ne pjesen e pasme te selive diplomatike me te rendesishme. Zyra e Antitrafikut ne policine e kryeqytetit ka arritur qe oret e para te mengjesit te djeshem te shoqeroje nje vajze dhe dy djem qe dyshohen se jane pjese e rrjetit, ndersa eshte vene ne kerkim edhe te personave te tjere qe kane mundur te largohen ne momentin e pare. Burime policore bene me dije mbreme per "KJ" se ky aksion do te vazhdoje edhe gjate dites se sotme, deri ne goditjen e plote te rrjetit te trafikut, kurse emrat e te ndaluarve nuk jane publikuar per shkak te hetimeve. Mesohet se mosha e vajzes dhe dy djemve jane nga 20-30 vjec, banues ne kryeqytet. Sipas hetimeve te kryera, aktiviteti i dyshimte ushtrohej ne nje banese ne zonen e ambasadave dhe klientet gjendeshin nga kryesuesit e rrjetit te trafikut dhe shfrytezimit per prostitucion. Hetimet kishin nisur nga agjentet e zyres disa jave me pare mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative. Disa prej agjenteve jane infiltruar duke mundur te sigurojne prova te mjaftueshme, derisa diten e djeshme eshte ndermarre edhe operacioni per te goditur kete rrjet. Mesohet se nje prej te ndaluarve eshte klient i gjetur nga tutori i vajzes se re. Te dyshuarit jane marre ne pyetje per te dhene shpjegime dhe mesohet se nuk pranuan akuzen e ngritur. Policia ka kontrolluar te gjithe zonen e dyshuar dhe banesen ku ushtrohej ky zanat. Por mesohet se here pas here frekuentoheshin edhe hotelet e motelet qe gjenden ne kete zone te mbipopulluar gjate oreve te dites per shkak te selive diplomatike. Pazari per cdo klient shkonte nga 3-5 mije leke per cdo akt seksual dhe tutoret sipas skemes mbi baze te te cilit funksiononte rrjeti siguronin klientet ne terren dhe pasi benin pazarin i adresonin per tek vendi i takimit me vajzen punetore seksi. Agjentet dyshojne se aktiviteti mund te jete i shtrire edhe ne lokalet e zones dhe hotele, ndaj deri dje ne mbremje vone e kane quajtur operacionin ende te paperfunduar. Pritet qe diten e sotme policia te zbardhe emrat e te arrestuarve te grupit dhe te dyshuarve te tjere.

A. Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›