E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Basha Reforma edhe pas liberalizimit

Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi dje se policia do te vijojne reformat edhe pas marrjes se vendimit per heqjen e vizave per shqiptaret. Ne do ta vazhdojme punen edhe pasi qytetari i pare shqiptar do te kaloje kufirin shqiptaro-Shengen dhe do te levize si qytetar evropian i barabarte mes evropianeve - deklaroi ai pas diskutimeve pas mbledhjes se Komisionit parlamentar te Ligjeve ku ai shpjegoi ndryshimet ne ligjin per dokumentet e identitetit. Ky angazhim sipas ministrit do te preke te gjitha fushat vecanerisht luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. Kjo pune do te vazhdoje ne te gjitha fushat ne konsolidimin e arritjeve tona ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne konsolidimin e sistemeve moderne te cilat sollen pajisjen e shqiptareve me dokumentet me moderne te identifikimit ne krahasim edhe me praktikat me bashkekohore evropiane. Ne do ta vazhdojme punen per informimin e qytetareve shqiptare per te drejtat dhe detyrimet e secilit prej tyre ne kuader te liberalizimit te vizave pra per Ministrine e Brendshme jo vetem qe nuk mbaron puna por intensifikohet pas marrjes se ketij vendimi historik - deklaroi ministri i Brendshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›