E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet e ushtarakeve qe dorezohen nga institucionet



Anilejda Shembitraku

Gazeta Albania publikon te plote rrugen qe duhet te ndjekin ushtaraket per te terhequr te gjitha dokumentet qe ju nevojiten per perfitimin e pensionit. Me publikimin e perfitueseve te ligjit nr. 10142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise te gjithe te interesuarit duhet te disponojne dhe dorezojne prane ISSH- se nje sere dokumentesh.

Kerkesa
Kerkesa se bashku me dokumentet e nevojshme paraqitet nga vete i interesuari ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore te rrethit ku ndodhet. Kerkesa regjistrohet ne regjistrin e kerkesave per pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve ne daten e paraqitjes. Ne kete regjister i cili plotesohet ne te gjitha rubrikat qe ka regjistrohet edhe kerkesa per rishqyrtimin e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi dhe te pensionit suplementar te ushtarakut. Kur kerkesa per pension nuk shoqerohet me te gjitha dokumentet e nevojshme brenda 10 diteve nga data e paraqitjes se saj njoftohet i interesuari per mangesite e dokumenteve. Ne rast se brenda 30 diteve nga data e njoftimit ai nuk paraqet dokumentet plotesuese i kthehen zyrtarisht te gjitha dokumentet e paraqitura duke bere
shenimet perkatese ne regjister.

Ndarja
Dokumentacioni qe duhet te dorezohet nga vete te interesuarit eshte lehtesisht i gjendeshem pjesa qe per ushtaraket eshte me e veshtire do te sigurohet nga institucionet perkatese dhe Ministrit e linjes. Dokumentacioni i plotesuar ne ministrite apo institucionet perkatese dergohet ne drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore i vecante per cdo perfitues nepermjet postes zyrtare dhe i shoqeruar me shkrese percjellese.

DOKUMENTACIONI
Cfare duhet te dorezojne ushtaraket

1- Per te perfituar pension te parakohshem per vjetersi sherbimi
a- Fotokopje te leternjoftimit elektronik te nenshkruar nga vete personi ose certifikate personale me fotografi.
b- Certifikate familjare
c- Deklarate individuale per gjendjen e punesimit
d- Vertetim nga zyrat e tatim-taksave nese ushtron veprimtari ekonomike si punedhenes ose i vetepunesuar
e- Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive nese ka perfituar ose jo toke sipas ligjit nr.7501 date 19.7.1991 Per token te ndryshuar dhe akteve te tjera ligjore e nenligjore vetem nga personat qe jane banore ne fshatra.
2- Per te perfituar pension suplementar pleqerie apo suplementar invaliditeti fotokopje te leternjoftimit elektronik ose certifikate personale me fotografi.
3- Per te perfituar pension suplementar familjar
a- Certifikate familjare
b- Certifikate vdekjeje.
4- Per te perfituar pension suplementar familjar ne rastet kur personat kane humbur jeten ne detyre dhe per shkak te saj
a- Certifikate familjare
b- Certifikate vdekjeje
c- Vertetim nga prokuroria e rrethit gjyqesor per shkakun e vdekjes.

Institucionet
Dokumentacioni qe plotesohet nga ministrit
1- Nga ministrite dhe institucionet pergjegjese
a- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen referuese
b- Vertetim per periudhen e trajtimit me pagese kalimtare
c- Deshmi penaliteti
d- Vertetim i pages referuse te grades ose te funksionit me te fundit per perfituesit sipas nenit 21 te ligjit nr.10 142 date 15.5.2009
e- Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve.
2- Nga drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore
a- Vertetim per llojin dhe masen e pensionit sipas ligjit nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
b- Vendim i Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune.

26 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›