E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat industriale Agjencia e Energjise Atomike kontroll importeve ne Shqiperi



Mbetjet e ndryshme industriale te cilat importohen si lende e pare per industrine e riciklimit te njohura si plehra te ardhura nga jashte do te jene objekt kontrolli nga Agjencia e Energjise Berthamore. Pas disa ndryshimeve qe i jane bere ligjit te funksionimit te kesaj agjencie e cila po ngrihet si dhe protokollit te posacem te saj Agjencia do te kete kompetencat e kontrollit mbi nje pjese te mbetjeve industriale qe do te importohen nga vendi yne per industrine e riciklimit. Sipas ligjit te ri do te jene inspektoret e Agjencise personat e specializuar qe do te kontrollojne futjen e materialeve te ndryshme per riciklim qe mund te perbejne edhe rrezikshmeri per ndotje. Ata do te bejne analizat e kampioneve te ndryshme dhe do te ndjekin rrugen e tyre qe nga futja ne territorin e vendit e deri te perpunimi perfundimtar i nje materiali. Qeveria shqiptare po pergatit te gjithe kuadrin ligjor dhe se fundmi ka percaktuar detyrimin per te lejuar Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike te kete kontroll te plote mbi te gjithe territorin dhe mbi cdo mjet apo vendndodhje ku eshte perdorur material berthamor. Gjithashtu percaktohen edhe materialet joberthamore apo pajisjet e specifikuara per raportimin e eksporteve dhe importeve qe kryen Shqiperia.

Detyrimet
Agjencia ka te drejte per te kontrolluar cdo vend ne terren dhe cdo vendndodhje te percaktuar nga Shqiperia apo cdo mjet te caktivizuar apo vendndodhje te caktivizuar jashte mjeteve ku zakonisht eshte perdorur material berthamor. Me fjalen vend nenkuptohet zona e percaktuar nga Shqiperia ne informacionet perkatese te projektimit mbi nje impiant perfshire ketu nje impiant te mbyllur apo mbi nje vendndodhje jashte impianteve ku zakonisht perdoret material berthamor perfshire edhe nje vendndodhje te mbyllur jashte impianteve ku zakonisht perdorej material berthamor. Sipas percaktimit te bere ne nenin 18 veprimtari kerkimore dhe zhvilluese qe lidhen me ciklin e lendes djegese berthamore nenkupton ato veprimtari qe lidhen me cdo proces te sistemit te shnderrimit te lendes berthamore pasurimit te lendes berthamore fabrikimit te lendes djegese berthamore reaktoreve pajisjeve kritike apo riperpunimit te lendes djegese berthamore.

Projektet
Shqiperia detyrohet qe te deklaroje edhe planet e pergjithshme per nje periudhe te ardhshme dhjetevjecare qe lidhen me zhvillimin e ciklit te lendes djegese berthamore duke perfshire kerkimin e planifikuar per ciklin e lendes djegese berthamore si dhe veprimtarite per zhvillimin ne rastet kur miratohen nga autoritetet perkatese ne Shqiperi. Me uranium me pasurim te larte nenkuptohet uraniumi qe permban 20 per qind ose me shume izotop uraniumi-235. Ndersa me impiant nenkuptohet nje reaktor nje impiant kritik nje impiant shnderrimi nje impiant prodhues nje impiant riperpunimi nje impiant per ndarjen e izotopeve ose nje instalim i vecuar magazinimi ose cdo vendndodhje ku ruhet zakonisht materiali berthamor ne sasi me shume se nje kilogram efektiv.

Materialet per import-eksport
Nje prej pikave te protokollit eshte edhe ai qe sqaron veprimtarine e eksportit dhe importit te materialeve si dhe detyrimi per dhenien e informacionit ne lidhje me kete veprimtari. Shqiperia duhet te jape informacion per sa i perket vendndodhjes se perpunimit te metejshem te mbetjeve me nivel te ndermjetem apo te mbetjeve me nivel te larte qe permbajne plutonium uranium me pasurim te larte ose uranium 233 per te cilet nuk zbatohen me garancite sipas nenit 2 a te Marreveshjes se Garancive. Perpunimi i metejshem nuk perfshin riambalazhimin e mbetjeve ose kondicionimin e tyre te metejshem duke mos perfshire ndarjen e elementeve per ruajtje te perkohshme ose groposje. Informacionet duhet te jepen edhe per pajisje te vecanta dhe joberthamore per cdo eksport jashte Shqiperise te pajisjeve ose materialeve te tilla.

BOX..............................
Protokolli shtese
Me anen e nje protokolli shtese caktohen te drejtat e kontrollit dhe dhenies se informacionit perfshire edhe ate te klasifikuar mes Shqiperise dhe Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike. Protokolli shtese i marreveshjes per zbatimin e garancive ne te gjitha veprimtarite berthamore te Shqiperise eshte ratifikuar dhe botuar ne Fletoren Zyrtare pas miratimit te ligjit nr. 10314 date 16.9.2010. Shtesa e protokollit vjen ne nje kohe kur zyrtare te larte te shtetit shqiptar kane risjelle idene e ndertimit te centralit berthamor si nje nga angazhimet kryesore ne agjenden e tyre. I tille eshte edhe rasti i takimit qe ministri i Ekonomise Ilir Meta me ministrin e Energjise Atomike te Izraelit Dan Meridor.

Tab/////////////////////////////////
Nenet qe ndryshojne ne ligjin Per krijimin e Agjencise se Energjise Berthamore
Neni 9
Shqiperia do ti siguroje Agjencise te drejten per te kontrolluar vendndodhje te percaktuara nga agjencia per te marre kampione mjedisore ne shkalle te gjere me kusht qe nese Shqiperia nuk eshte ne gjendje te siguroje kete te drejte ajo do te beje cdo perpjekje te nevojshme per te permbushur kerkesat e agjencise per vendndodhje te tjera. Agjencia nuk do te kerkoje te kontrolloje derisa marrja e kampioneve ne shkalle te gjere dhe masat procedurale te jene miratuar nga Keshilli dhe pas bisedimeve pasuese midis Agjencise dhe Shqiperise.

Neni 10
Agjencia do te informoje Shqiperine per
a veprimtarite e kryera sipas ketij protokolli duke perfshire ato qe lidhen me cdo lloj problemi apo mangesie per te cilat Agjencia i ka terhequr vemendjen Shqiperise brenda gjashtedhjete diteve nga kryerja e veprimtarive te Agjencise
b rezultatet e veprimtarive qe kane te bejne me probleme apo mangesi per te cilat Agjencia i ka terhequr vemendjen Shqiperise sa me shpejt qe te jete e mundur por ne cdo rast brenda tridhjete diteve te nxjerrjes se rezultateve nga ana e Agjencise
c perfundimet qe ajo ka nxjerre nga veprimtarite e saj sipas ketij protokolli. Perfundimet do te dergohen mbi baze vjetore.

Protesta kunder plehrave

Debati per importin e plehrave duket se do te marre te tjera permasa duke dale jashte kornizave te polemikave ne protesta ne rruge. Ambientalistet kane kerkuar serish me force qe te ndalet importi i mbetjeve nga jashte duke paralajmeruar fillimin e nje fushate protestash nese ky vendim nuk ngrin per nje periudhe te pacaktuar kohe. Lavdosh Ferruni ka sqaruar se sipas Listes se Gjelber dhe Konventes se Bazelit ne Shqiperi lejohet importi i pjeseve te termocentraleve berthamore qe kane ne perberje elemente te rrezikshem. Kerkojme nga qeveria qe te anuloje kete vendim te menaxhohen mbetjet vendase ose vendimi te pezullohet deri ne nje kohe tjeter. Nese kjo nuk do te realizohet e vetmja rruge qe na mbetet eshte te reagojme nepermjet protestave- tha Ferruni. Sipas kesaj Liste te Gjelber ne Shqiperi lejohet importi i disa lendeve qe aktualisht nuk riciklohen ne vend. Por ajo cka e ben edhe me dyshuese per ambientalistet importin e mbetjeve nga jashte eshte kontrolli i tyre. Lende te rrezikshme ne Konventen e Bazelit jane mbetjet nga industria e energjise berthamore sidomos eshte fjala per centrale qe u ka kaluar koha si dhe mbetjet nga industria e naftes industria e perpunimit te metaleve me ngjyra- tha Ferruni. Aktualisht ne vend numerohen rreth 60 shoqeri riciklimi pjesa me e madhe e te cilave merret me metalet. Ne vendin fqinj ne Itali banoret e disa komunave te Napolit jane duke u perleshur me forcat e rendit per te parandaluar krijimin e nje vendgrumbullimi mbeturinash. Napoli konsiderohet si trekendeshi i vdekjes ne Itali pasi toka uji dhe ajri per shkak te depozitimit te mbeturinave permbajne elemente kancerogjene.

26 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›