Dokumenti Si u zbuluan minat qe shkaterruan anijet ne kanalin e Korfuzit
Dokumenti zyrtar qe hedh drite mbi shkakun e incidentit ne kanalin e Korfuzi te nenshkruar nga kreu i marines luftarake te Britanise se Madhe mban daten 13 nentor 1946. Te gjitha sa konfirmohen ne te u referohen perfundimeve te nje operacioni ushtarak koduar me emrin domethenes Hakmarrja pergatitur ne nivel te larte te flotes britanike ne Admiraliat e ne Shtabin e Mesdheut ne Malte me eksperte te te gjitha fushave e llojeve te armeve. Duke zbardhur dinamiken e ketij inkursioni ushtarak ne bregdetin shqiptar te pergatitur nga shtatmadhoret e Londres profesor Milo zbulon ne librin e tij te fundit menyren si u identifikuan llojet e minave te cilat shperthyen anijet ne kanalin e Korfuzit. Sipas studiuesit te njohur gjate verifikimeve ne vend ekspertet britanike konkluduan se ato ishin te prodhimit gjerman te tipit G. Y. te vendosura ne uje jo me shume se dy muaj me pare. Me se shumti kjo
vertetohej nga pamja e minave te gjetura ne bregdetin shqiptar ku binte ne sy boja e zeze me te cilin ishte lyer trupi dhe boja e kuqe e shndritshme e brireve te tyre si dhe fakti qe siperfaqet e tyre ishin me prani grasoje etj.
Operacioni Hakmarrja
Shume studiues e kane cilesuar Incidentin e Kanalit te Korfuzit si nje shembull tipik i asaj qe eshte quajtur diplomacia e kanonierave. Plani per operacionin Hakmarrja u pergatit ne nivelin me te larte te Marines britanike ne Admiraliat e ne Shtabin e Mesdheut ne Malte me eksperte te te gjitha fushave e llojeve te armeve. Ai nuk ishte thjeshte nje operacion per pastrimin e minave por ne radhe te pare demonstrim force i nje fuqie te madhe dhe i marines se saj te mbiquajtur mbreteresha e detrave.
Heret ne mengjes te marten date 12 nentor njesia e posacme ushtarake detare britanike u nis nga Argostoli duke pasur ne krye perseri Admiralin Kinahan i cili me teper se kushdo tjeter ne Marinen britanike ndihej i fyer dhe i etur per hakmarrje. Ne perberje te flotes ishte aeroplanmbajtesja OCEAN kryqezore destrojere e anije te tjera ndihmese si dhe nje grup anijesh minapastruese te kryesuara nga komandanti Q. P. Uaitford Q. P. itford. Operacionin do ta ndiqte nga afer kapiteni i fregates franceze Mestre perfaqesuesi i Frances ne Bordin Qendror Nderkombetar.
Ne 12 nentor anijet britanike studiuan terrenin jashte ujerave territoriale te Shqiperise nga Vlora deri ne jug ne Butrint si dhe bene kerkime per pastrim minash ne nje siperfaqe ujore ku u vendosen kryqezore e destrojere me grykat e topave te kthyera ne drejtim te bregdetit shqiptar. Por aty mbreteronte nje heshtje e plote asnje levizje ushtaresh apo mjetesh gjithcka nga anijet dukej e zbrazur ishte sikur Shqiperia e frikesuar nga ajo cfare mund te gjendej kishte vendosur te mos shikonte qetesia dhe zbrazetia e Kanalit te Korfuzit i ngjante nje kalimi permes akullit ne nje det polar ose si ne fjordin e Spicbergenit ose ne Token e Franc Jozefit
Sigurisht qe ishte nje qetesi e rreme nje gjendje ankthi e nje pritje plot frike e tension qe po perjetonte qyteti i Sarandes ne ate kohe me 800-1000 banore dhe bregdeti perreth. Mehmet Shehu dhe Shefqet Peci e kishin vene te gjithe zonen ne gjendje lufte. Ata i raportonin cdo ore Enver Hoxhes ne Tirane per situaten e per cfare po ndodhte per perqendrimin dhe levizjen e anijeve britanike nga Himara Borshi Kakomeja e deri ne Butrint. Ne nje nga keto raportime Mehmet Shehu i shkruante Enver Hoxhes se neve situaten e kemi ne dore dhe dot veprojme si mbas urdhravet qe kemi marre prej jushKemi marre te gjitha masat e mbrojtjes se qytetit dhe te bregdetit. Ne qytet do te qendroje Shefqeti vete. E perseris edhe nje here se neve do mundohemi me cdo menyre qe te mos provokojm dhe bile tu shmangemi deri ne fund provokacjoneve te tyre. Saranden nuk kemi per tja u lene.
Edhe anijet britanike nuk ishin me pak ne ankth e ne frike. Ato kishin dy armiq nje ne toke perballe nga ku mund te qellohej me top dhe nje nen uje qe ishin minat. Ne toke identifikimi i kundershtarit ishte me i lehte. Misionet e zbulimit ajror ato dite kishin qene intensive. Vetem ne 12 nentor nga aeroplanmbajtesja OCEAN kishte pasur mbi territoret shqiptare 49 fluturime aeroplanesh. Nen uje si nje rrjete tentakulash shtriheshin minat vdekjeprurese. Ato flinin aty ne pritje te gjahut te tyre ose te viktimes se shkujdesur.
Beteja per keto mina ne ujerat territoriale shqiptare ose ne rrugen MEDRI 18/32 dhe 18/34 filloi te merkuren ne 13 nentor heret ne mengjes. Pas kater ore manovrimesh poshte e larte Kanalit anija SEABEAR ne oren 10 e 25 minuta shpertheu nje mine perballe gjirit te Sarandes gati ne te njejtin vend ku kishin shperthyer edhe minat qe ndeshen SAUMAREZ dhe VOLAGE ne 22 tetor. Dhe pas saj anija tjeter SKIPJACK kapi nje mine te paprekur e cila menjehere u rrethua me perkujdesje te jashtezakonshme nga vete komandanti Uaitford dhe nen veshtrimin e kapitenit francez Mestre dhe ne fokusin e aparatit fotografik qe u shkrep me dhjetera here u cua ne gjirin e Shen Stefanit ne Korfuz ku edhe u caktivizua. Ne raundin e dyte te pastrimit sipas raportit qe kapiteni francez Mestre i beri Bordit Mesdhetar te pastrimit te minave tre dite me vone u gjeten shtate mina te tjera dhe ne raundin e trete e te fundit edhe trembedhjete te tjera. Ne perfundim te operacionit u gjenden 22 mina. Fillimisht minat e gjetura u grumbulluan ne Korfuz qe andej ne Malte dhe pastaj ne Havant ne afersi te Portsmuthit ne Angli ne njeren prej bazave te specializuara te Admiraliatit.
Ne perfundim te operacionit Hakmarrja jo te gjitha minat e ndodhura ne Kanalin e Korfuzit u pastruan. Komandanti Uaitford ne raportin e derguar eproreve te vete shkruante se padyshim se me shume mina mbeten ne Kanalin e Korfuzit dhe nuk duhet rekomanduar qe Kanali te rihapet. Ekspertet britanike por edhe komandanti francez Mestre i identifikuan ne fillim minat si te prodhimit gjerman te tipit G. R por kur u shqyrtuan ne Malte u qartesuan se ishin te tipit G. Y. Mestre do te pohonte pak me vone se eshte mina me e madhe qe une kam pare ndonjehere ne jeten time. Ne veshtrimin e pare edhe ekspertet duke pare se edhe boja e zeze me te cilen ishin lyer minat ishte ne kushte te mira dhe po keshtu edhe boja e kuqe e ndritshme me te cilen ishin lyer briret e minave se ne siperfaqen e tyre nuk kishte shenja te myshqeve ose te ndryshkut dhe ne telat e ankorimit kishte akoma graso konkluduan se ato nuk kishin qene ne uje per nje kohe te gjate vec jo me shume se dy muaj ose gjashte jave.3
Ne Sarande Mehmet Shehu e ndoqi te gjithe operacionin nga kalaja e Lekuresit dhe qe aty i raportonte Enver Hoxhes. Ne raportimin e tij te dates 13 nentor ne darke ai njoftoi se ne operacion moren pjese 23 anije lufte dhe 4 motoskafe te shpejte. Ato filluan pastrimin e minave rreth 2 km ne largesi te portit te Sarandes dhe arriten te hyjne dhe ne brendesi te gjirit ne nje distance 300-500 m nga bregdeti. Nje motoskaf shqiptar u perpoq te hyje ne lidhje me anijet britanike por ato nuk e perfillen. Ne perfundim Shehu e informoi Hoxhen se nga 21 mina qe u nxoren nje shpertheu ne uje dy u rimorkiuan ne Korfuz nente u fundosen nga goditjet me mitraloz dhe dhjete lundrojne akoma ne uje.
Pasi ka marre kete informacion Kryetari i qeverise shqiptare i eshte drejtuar perseri sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Trygve Li duke e cilesuar operacionin britanik si nje akt brutal dhe unilateral dhe si nje dhunim te te drejtave me te shenjta te popullit shqiptar dhe te sovranitetit te tij. Hoxha kerkoi gjykimin e ketij akti te qeverise britanike dhe terheqjen e menjehershme te luftanijeve britanike nga portet dhe ujerat territoriale shqiptare. Ne te njejten kohe ai kerkoi konsultime urgjente me Beogradin se si do te veprohej me tutje. Ndaj edhe ne disa telegrame qe nuk eshte e qarte se kujt i dergohen. Koci Xoxes i kerkon qe te bisedohet me Markon pseudonimi i Rankovicit se cfare mendonte Shtatmadhoria Jugosllave ne lidhje me mbrojtjen e porteve dhe te ujerave territoriale pas heqjes se minave per miratimin e nje ligji nga Kuvendi Popullor per gjeresine e ujerave territoriale shqiptare deri ne 10-15 km me perjashtim te Sarandes e te Butrintit dhe nese mund te deklarohej porti i Sarandes dhe portet e tjera te vogla perreth si zone ushtarake
Ndersa ne Tirane po vrisnin mendjen dhe po kerkonin ndihme sesi do te organizohej me tej mbrojtja e bregdetit jugor ne Londer gjetja e minave u prit me nje ndjenje kenaqesie. Admiraliati u njoftua qe ne mbremjen e 13 nentorit per perfundimin e operacionit Hakmarrja dhe rezultatet e tij. Qeveria britanike nuk i beri menjehere te njohura perfundimet e operacionit por ne menyre te terthorte permes gazetes The Times la te kuptohet per opinionin publik pergjegjesine e Shqiperise ne vendosjen e minave ne Kanalin e Korfuzit. Por ate qendrim qe ajo ende nuk e bente publik dhe qe do te vazhdoje per gati nje muaj po e perpunonte me kujdes qe te nesermen e mbarimit te operacionit Hakmarrja. Ne 13 nentor ne Admiraliat mberriti raporti i plote i Komandes Britanike te Flotes se Mesdheut mbi operacionin. Pasi radhiteshin nje numer faktesh ne piken 8 te raportit konkludohej se minat ishin vendosur nga shqiptaret ose nga dikush qe vepronte ne emer te tyre per shembull jugosllavet me synimin per te imponuar kontrollin e lundrimit nderkombetar ne ujerat e tyre territoriale.
Raporti i Komandes se Mesdheut perjashtonte hipotezat e njohura te ngritura nga qeveria shqiptare apo te tjere per vendosjen e minave por edhe dyshimin qe mund te kishin pasur qarqe te caktuara britanike per nje organizate terroriste cifute si pergjegjese per kete akt. Ne Forin Ofis pas operacionit mendonin se tani ata kishin nje rast te paster per te vepruar kunder Shqiperise me motivin per perpjekje te paramenduara per te bllokuar te drejten e kalimit paqesor permes nje ngushtice kalim i cili kishte aprovimin e plote te perdorimit nderkombetar dhe per demin e viktimat qe iu shkaktuan anijeve te Marines Mbreterore britanike ne 22 tetor. Mekanizmi i Admiraliatit dhe i diplomacise u vu plotesisht ne levizje per te paraqitur argumentet e faktet dhe per te pergatitur dosjen e akuzes per Shqiperine.
Enveri e dinte per minimin e bregdetit nga jugosllavet
Radiogramet ishin per Mehmet Shehun. Ne te parin thuhej se ne nje nga bazat tona detare gjindet nji vapor gati me personelin e nevojshem per te minuar fushat ne bregdetin Shqiptar. Per kete pune kemi ne dispozicion 100 cope mina. Mejtimi i jone asht qe keto mina te vendosen para Sarandes para Himares dhe Borshit e eventualisht ne Palermo. Asht i nevojshem konspiracjon i math dhe sidomos per personelin tone.
Ne radiogramin e dyte kerkohej te na japi mejtimin Xh. Mehmet Shehu mbi kete e para Vendin ne bregdetin Shqiptar ku do ta presi oficjeri i deleguar nga Statmadhorija Shqiptare vaporin tone. Ne mejtojm qe te jete sa te jete e mundur ma ne Veri e dyta Ne cfar menyre do te regullohet lundrimi i ketij vapori gjat bregdetit Shqiptar. Asht e nevojshme qe oficjeri i deleguar qe do te presi vaporin ne ndonji sqele te kete me vehte dhe planin e vendosjes se minave i aprovuem prej Shtatmadhoris Shqiptare dhe aji te udhetoje me vaporin tone dhe te asistoje ne vendosjen e ketyre minave. Jo me vonese do ju njoftojme daten se kur oficjeri Shqiptar i deleguar do te presi vaporin tone. Urgjentisht na njoftoni mbi sa u kerkojme.
Per te mbuluar operacionin e vendosjes se minave dhe levizjen e anijeve ushtarake jugosllave ne bregdetin jugor te Shqiperise u nenshkrua ne 10 shtator ne Tirane marreveshja midis qeverive te te dy vendeve per vendosjen e sherbimit detar per transportin e mallrave e te pasagjereve nga porti i Susakut ne Dalmaci ne portin e Sarandes ne Shqiperi. Pala jugosllave deri ne korrik e kishte refuzuar nje marreveshje te tille per shkak te mungeses se mjeteve e te leverdise ekonomike. Marreveshja vendosi sherbimin e rregullt javor midis porteve jugosllave te Zadarit Shibenikut Splitit Dubrovnikut e Zelenikes me portet shqiptare te Shengjinit Durresit Vlores e Sarandes. Anijet dhe ekuipazhi do te ishin jugosllave dhe ato do te gezonin te gjitha lehtesirat portuale dhe do te ishin te cliruara nga taksat. Kjo marreveshje nuk kaloi pa u vene re nga misionet diplomatike ne Tirane e ne Beograd ne ate kohe. Ajo u permend me vone edhe ne Gjyqin e Hages duke aluduar por jo duke provuar se per cfare ishte perdorur.
Mbi bazen e marreveshjes midis dy Shtatmadhorive pasi ishin bere te gjitha pergatitjet e duhura ne 17 shtator ne oren 8 te mbremjes tre anije ushtarake jugosllave u ankoruan ne portin e Ishullit te Sazanit ne sekret te plote. Aq konspirative ishte ardhja e tyre sa qe edhe komandanti i Ishullit majori Mevlan Dervishaj nuk kishte asnje dijeni. Ai informoi qe ate nate Komanden e Pergjithshme e Shtatmadhorine me radiogram duke u ankuar qe nuk ishte njoftuar per ardhjen e anijeve jugosllave por edhe duke pyetur se si do te veprohej ne raste te tjera. Me radiogram po kaq urgjent vete Mehmet Shehu urdheron komandantin e Sazanit qe tre vaporat Jugosllav lejohen te strehohen ne Sazan. Here tjeter do lajmeroheni me kohe.
Minimi i ujerave territoriale shqiptare ne bregdetin jugor e ne Kanalin e Korfuzit eshte bere naten e 18 shtatorit duke u gdhire 19. Vete misioni qe kishin marre persiper per te realizuar anijet jugosllave ishte i fshehte dhe ato as nuk mund ta kryenin operacionin diten dhe as mund ta vononin. Sic edhe ishte vendosur ne procesin e minimit do te merrte pjese edhe nje oficer shqiptar i caktuar nga Shtatmadhoria shqiptare. Komanda e Marines nuk kishte eksperte per minimin e cminimin e ujerave dhe as mjete te posacme per kryerjen e procesit. Por ne ate kohe dihej se oficeri i marines Abdi Mati kishte marre pjese si perfaqesues i pales shqiptare ne cminimin e rrugeve ujore Durres-Vlore-Sarande nga minat gjermane te kryer nga anijet britanike ne shkurt-mars 1945. Sekretin e minimit te ujerave territoriale ne vjeshten e vitit 1946 e dinin nje rreth shume i kufizuar njerezish si Enver Hoxha Koci Xoxe Nako Spiru Mehmet Shehu Kristo Themelko Hysni Kapo Bedri Spahiu e ndonje tjeter nga udheheqja e kohes. E kane ditur ndoshta edhe persona si oficeri qe ka marre pjese ne operacion apo ndonje njeri i sherbimeve sekrete. Para incidentit te ardhshem e pas tij askush nuk e nxori sekretin se kur dhe si u krye vendosja e minave. Sot pas 64 vjeteve kjo po behet e njohur me dokumente. Shtatori i vitit 1946 ka qene muaji fatal kur britaniket e shqiptaret u pergatiten te sfidonin njeri-tjetrin ne ujerat e kaltra.
PROF.PASKAL MILO