E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti i ri, radhë për aplikime


Pavarësisht se është shtuar orari për aplikim për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, emigrantët presin në radhë pranë zyrave të aplikimit. Ashtu si të gjitha ditët e muajit gusht , fluksi i aplikimeve për kartat dhe pasaportat biometrike, nëpër njësitë bashkiake të Tiranës është shumë i madh. Pjesa më e madhe e aplikuesve janë emigrantet të cilët për fat të keq një kohë të konsiderueshme të pushimit të tyre e kanë kaluar pranë zyrave të aplikimit dhe tërheqjes së dokumenteve. Dhe problemi kryesor qëndron tek numri i vogël i punonjësve të cilët shërbejnë edhe per aplikim, por dhe tërheqje të dokumenteve.

Disa ditë më parë Ministria e Brendshme ka dhënë vendimin per zgjatjen e orareve për aplikim per kartat dhe pasaportat , si pasojë e flusit të madh të emigrantëve. Ky vendim ka ndikuar pak në në këtë fluks, por megjithatë emigrantët serish duhet të presin në radhë të gjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›