E Diel, 1 Nëntor 2026

Infarkt në ujëDy adoleshentëvdesin në 24 orë

TIRANE- Dy adoleshentë humbën jetën brenda 24 orësh, pak minuta pasi kishin dalë nga uji, ku kishin hyrë për tu freskuar në këto ditë të nxehta vere. Policia thotë se dy të rinjtë kanë pësuar atak të menjëhershëm kardiak. Kjo ndodh në rastet kur futesh në ujë, menjëherë pasi ke ngrënë; apo kur zhytesh menjëherë në ujë, pa i dhënë mundësi trupit të ketë një kontakt gradual me ujin.
KAVAJE
Sot në mesditë rreth orës 14:00 në një resport turistik në Kavajë ka vdekur si pasojë e një ataku në zemër 17 vjecari Arjol Kastrati. Adoleshenti pësoi infarkt menjëherë sapo kishte dalë nga uji i pishinës. Dëshmitarë të rastit tregojnë se i riu kishte rënë pa ndjenja në momentin që kishte dalë nga uji i pishinës.
KSAMIL
Një ngjarje e njëjtë e rëndë shokoi pasditen e se martes pushuesit në bregdetin e Ksamilit, kur një 14 vjecare humbi jetën nga një atak kardiak pak sekonda pasi doli nga deti.
14 vjecarja Laura Pasha po lahej me dy motrat e saj. Vetëm pak minuta pasi ka dalë në breg të detit vogëlushja është rrëzuar përtokë. Mjekët thanë se vajza kishte konsumuar ushqim të tepërt dhe vetëm pak minuta më pas kishte hyrë të lahej në det.
MJEKëT
Mjekët bëjnë apel për të shmangur futjen në ujin e pishinave apo në det menjëherë, apo pak minuta pasi të kesh konsumuar ushqim, apo zhytjen e menjehershme të trupit në det, duke mos i dhënë atij mundësi të ambientimit gradual me temperaturën e ujit, që është më i ulët se temperatura e jashtme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›