E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria: Bregdetii Vlorës po ndotetnga ujrat e zeza

TIRANE- Ministria e Mjedisit ka penalizur disa bashki e komuna, si dhe shumë biznese për derdhje të ujërave të zeza në det apo mosmenaxhimit të mbetjeve urbane. Bëhet fjalë për forma të ndryshme ndërshkimi, që nga vendosja e gjobave e drei te mbyllja e veprimtarisë, masa këto që sipas drejtuesve të këtij dikasteri, kanë përmirësuar gjendjen në bregdetin shqiptar.
Alfred Deshati, Drejtor në Ministrinë e Mjedisit informoi sot ne nje prononcim për shtyp se “Janë penalizuar 19 bashki, 17 komuna dhe 63 subjekte të ndryshme vetëm për mos administrimin e mbetjeve urbane, shkarkim të ujrave të zeza, si dhe ndotje akustike. “Sipas tij shuma e gjobave arrin në 53 milionë e 580 mijë lekë të reja.

Ministria e Mjedisit njofton se zona nga Shkëmbi i Kavajës, Golemi dhe Mali i Robit, e njohur si shumë problematike për shkallën e lartë të ndotjes, nuk ka më derdhje të ujërave të zeza në det. Gjë që nuk mund të thuhet për qytetin e Vlorës.

“është një zonë jashtë mase problematike përsa i përke shkarkimit të ujrave të zeza” sqaroi zoti Deshati. Ai tha se shpresonte në bashkëpunimin e dy pushteteve për projektin e nisur për kolektorët.

Drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit bëjnë të ditur se në bashkëpunim edhe me strukturat e pushtetit vendor po monitorhen brigjet shqiptar për të garantuar një det të pastër për pushuesit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›