E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët:Shtyhet për vitin 2011 Eurobondi


Eurobondi i parë shqiptar që do të hidhet në tregun ndërkombëtar pritet që të shtyhet për vitin 2011. Sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi duhet që të ndiqen zhvillimet e fundit ekonomike si në vendin tonë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar dhe më pas të vendoset. Shkurtimi i buxhetit i cili pritet që të ndikojë në uljen e borxhit është një prej faktorëve që shtyn edhe për pak kohë eurobondin shqiptar.
Eurobondi i parë që hidhet në tregun ndërkombëtar kap vlerën e 350 milion eurove dhe emetohet në tregun ndërkombëtar me një afat kohor maturimi 3-7 vjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›