Një ditë e The Beatles
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 10:09
Fotografi i famshëm i luftës, Don McCullin, fotografoi grupin The Beatles gjatë një dite të tërë.
Një të diele, më 28 korrik 1968, grupi më i famshëm në historinë e muzikës takoi fotografin në redaksinë e gazetës ‘The Sunday Times’. Pasi fillimisht i përfunduan sesionet fotografike aty, The Beatles kërkuan edhe diçka më ndryshe.
Ata i kërkuan fotoreporterit McCullin që t’i fotografonte edhe jashtë redaksisë, dhe për këtë gjë e paguan 200 paundë.
“Megjithëse, do t’ua kisha paguar unë atyre 200 paundë”, pohon fotografi.
Grupi i njohur nga Liverpuli në këtë foto-sesion paraqitet në vendet më të njohura të Londrës, përfshirë këtu edhe shtëpinë e Paul McCartney, në lagjen St. John’s Wood.