E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo zyrtarizon Ronaldinhon

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 14:02

Flamengo e ka zyrtarizuar transferimin e Ronaldinhos. Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë, deri në verën e vitit 2014 me klubin kuq e zi. Mesfushori ofanziv me këtë rast do të paguhet gati një milion euro në vit, ndërsa ai do ta vesh fanellën me numër 10.

Me këtë rast, Milani, i cili kishte kontratë me 30 vjeçarin deri në verë të këtij viti, do t’i përfitojë rreth tre milionë euro. Përfaqësuesi brazilian ndihet i lumtur që më në fund u finalizua transferimi i tij në atdhe.

“I falënderoj tifozët për mbështetjen. Jam kthyer në Brazil për ta dhënë maksimumin. Natyrisht, me këtë rast e ëndërroj Botërorin e ardhshëm”, tha ish futbollisti i PSG, Barcelona e Milan.

Për Ronaldinhon, interesim ka shfaqur së fundmi edhe Gremio e Corinthians, por Flamengo u tregua më e shkathtë. Ndërsa, në Evropë, yllin brazilian e kërkonte Blackburn, por futbollisti insistonte me ngulm që të rikthehet në atdhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›