Shërohet Michael Douglas?

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 12:20
Aktori Michael Douglas – i cili është martuar me aktoren Catherine Zeta – Jones – ka treguar se tumori i zbuluar në fyt tashmë është zhdukur.
“Tani jam shëruar plotësisht”, ka thënë Douglas gjatë një interviste që është lansuar në emisionin “Today” të martën.
“Tumori është larguar. Por, e dini ende duhet që të bëj vizita mjekësore sepse kështu thonë ata.
“Tani rezultatet thonë se tumori është zhdukur pasi që edhe tipi i tij ka qenë një tip i kancerit që me kanë thënë se do e vrasin që në fillim.
“Edhe disa muaj do të jem në kontroll të mjekut pastaj do të pushoj gjashtë muaj dhe mandej do ta kem edhe një kontroll. Gjatë këtij kontrolli kam humbur 32 kg por kam kthyer 12 dhe shpejt do i bëj edhe 20 apo 25 të tjera”.