E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani Fitore e rende por Interin nuk e quaj te mbaruar



Nese do te fitojme derbin do te fitojme kampionatin. Kjo ishte deklarata e Adriano Galianit perpara sfides se Milanit te tij me kampionin e Italise Interin. Kuqezinjte fituan 1-0 gol me penallti i Ibrahimovicit dhe administratori i deleguar i Milanit nenvizon rendesine e suksesit. Fitore e rendesishme dhe e rende qe na mungonte prej dy vjetesh. Jemi te gjithe te lumtur me duket se po shoh nje diell te bukur edhe pse binte nje shi i lehte. Edhe Berluskoni ishte i kenaqur per menyren sesi u interpretua ndeshje. Por udhetimi eshte i gjate eshte akoma shpejt per te folur per titull. Interi nuk ka mbaruar do ta rimarre veten dhe do te luftoje deri ne ndeshjen e fundit. Benitezi eshte nje trajner i madh - tha Galiani. Jemi shume te lumtur titulli eshte nje fjale qe e kemi nisur ta themi qysh nga muaji gusht kur mberriten Ibra dhe Robinjo. Ashtu si vitin e kaluar dua te them se duhet te arrijme ne tri vendet e pare por kur ben sforco ekonomike eshte e qarte se do te luftojme per titullin. Galiani foli edhe per merkaton duke mbyllur cdo diskutim mbi endrren Baloteli. Mario Baloteli ne janar Ne shpresojme te rikuperojme Paton. Ronaldino besoj se mund ta beje mire sulmuesin e dyte. Duhet te jem i sinqerte Baloteli eshte nje djale shume simpatik ishim ne darke ne te njejtin restorant por nuk pati asnje tentative. Mancester Siti eshte ne shoqeri e fuqishme dhe e pasur dhe do ta perjashtoja mundesine per ta marre vetem per gjashte muaj. Shpresoj se eshte nje kuqezi por vetem ne shpirt. Borielo Eshte tashme nje lojtar i Romes dhe ne kemi shume cilesi ne repartin e sulmit.

MORATI
Presidenti i Interit Masimo Morati ka besim se trajneri spanjoll i zikalterve Rafael Benitez mund te ndryshoje situaten jo te mire ne te cilen ndodhen kampionet ne fuqi. Benitezi eshte ne gjendje te ndryshoje situaten. Trajnerin e kemi zgjedhur pikerisht se ka eksperience eshte i qete dhe ka aftesine per ti bere gjerat si duhet u shpreh Morati. Per Benitezin nuk ishte e lehte te merrte nje ekip qe i fitoi te gjitha dhe te fillonte nga e para por kjo eshte detyra e tij tani vazhdoi presidenti zikalter. Duke folur serish per derbin e djeshem te humbur nga ekipi i tij ndaj Milanit Morati theksoi Thashe qe derbi nuk me pelqeu jo sepse e humbem por sepse nuk ishte nje ndeshje e bukur. Asnje nga skuadrat nuk dha maksimumin. Interi kishte mundesine per te bere dicka kur ishte ne avantazh numerik por nuk beri asgje te vecante. Derbi duhej luajtur me nje mentalitet tjeter nga ana jone. Persa i perket demtimeve te shumta qe ka Interi dhe nevojes per blerje ne merkaton e dimrit Morati nenvizoi Kemi nje problem me demtimet por mendoj se trajneri dhe gjithe te tjeret duhet te punojne shume per te kaluar kete moment te veshtire sepse skuadra eshte e mire. Nuk duhet te presim janarin per te reaguar. Eshte e njejta skuader qe para tre muajsh arriti maksimumin. Jam ne dispozicion te degjoj se cfare mund te behet ne janar persa i perket merkatos por nuk e di nese ia vlen te hyjme ne merkato - perfundoi Morati. Milani kryeson me 26 pike 6 me shume se Interi kampioni ne fuqi i Italise.

Materaci pas spitalit ne shtepi

Marko Materaci eshte mire dhe eshte kthyer ne shtepi pas kalimit te nates ne spital. Mbrojtesi i Interit u godit gjate nje dyluftimi me Ibrahimovicin dhe i frikesoi te gjithe kur ra ne toke ndersa zikaltri doli me barele dhe dukej se i kishte humbur ndjenjat. Disa menduan se Marko kishte pesuar ndonje frakture por mjeket konfirmuan te kunderten.

Xhixhi Bufon Milani favorit

Milani eshte skuadra favorite per kampionatin. Keshtu eshte shprehur Xhixhi Bufoni portieri i Juventusit. Nese ne do te arrijme ne nje distance prej 3-4 pikesh nga kuqezinjte sezoni yne mund te konsiderohet pozitiv- deklaroi ai. Per sa i perket te ardhmes se tij portieri nuk ka dyshime dhe perserit Do te qendroj tek Juventusi.

Anceloti Humbja me e hidhur me Celsin

Karlo Anceloti u tregua mjaft i ashper pas humbjes me te rende te Celsit qe nga prilli i vitit 2002. Tre golat e Sanderlendit ne Stamford Brixh shokuan te gjithe boten sportive. Anceloti i cili mori blute ne qershor te vitit 2009 tha Kjo ishte performanca me e keqe ne kohen time me kete klub. Gjithcka shkoi keq dhe askush nuk luajti mire. Kurre nuk pasur nje rezultat te tille me perpara me Celsin. Sandelendi luajti nje ndeshje fantastike me nje shpirt sulmues mentalitet dhe qendrim. Nese ju nuk i keni keto kualitete nuk eshte surprize te humbisni ndeshjen. Ne humbem pasi Sanderlendi luajti me mire se ne nuk ka asnje arsye tjeter. Trajneri italian refuzoi te perdorte si argument mungesen e Xhon Territ Frenk Lampardit dhe Majkell Esienit ne humbjen me te keqe te klubit qysh kur pronesine e mori rusi Roman Abramovic. Hera e fundit qe Celsi kishte pesuar nje go ne Brixh ishte me 27 ne mars te ketij viti kur Aston Vila realizoi nje gol ngushellues ne humbjen 7-1.

Fetel Kimi Raikoneni frymezuesi im

Sebastian Fetel zbuoi se Kimi Raikoneni ishte frymezuesi i ti ne paraqitjen e shkelqyer te gjermanit te kurorezuar me titullin boteror. Kampioni i ri i Formula 1 tha se ai u perball me te njejten situate qe u ballafaqua Raikoneni tre vjet me pare. Atehere finlandezi fitoi titullin edhe pse favoriti Ljuis Hemiltoni ishte 17 pike para ne dy garat e fundit kur kishin mbetur vetem 20 pike ne loje sipas sistemit te vjeter. Por ai i fitoi te dyja garat duke ia marre kuroren Hemiltonit. Kete vit Feteli ishte 25 pike pas Fernando Alonsos kur duheshin edhe dy gara dhe 50 pike ne tavoline. Por ashtu si Raikoneni ai fitoi te dy nga garat duke e fituar kampionatin. Fetel tha Para gares ne Abu Dabi une isha duke menduar per situaten e Kimit. Nuk ka rendesi e doni Kimin e apo jo dhe disa njerez nuk e duan ate por une u ndodha paksa ne situate te ngjashme. Natyrisht ne ishim me te fuqishem ne termat sesa pike na mungoni. Ajo qe ai arriti tre vjet me pare ishte nje gje shume speciale pasi askush nuk mendonte se do te ishte e mundur. Ai na provoi se ne e kishim gabim por rrethanat ishin speciale njesoj si me mua - tha Feteli.

Humba e titullit Ferrari gjen fajtorin

Kris Dajer menaxheri i skuderise se Ferrarit eshte fajtori qe Fernando Alonso humbi titullin kampion ne garen e fundit ne Abu Dhabi kur gjithcka ishte ne doren e spanjollit i cili e udhehiqte kampionatin me tete pike me shume se Mark Ueberi dhe 15 me shume se Sebastian Feteli kampioni i ri i botes ne Formula 1.
Sipas mediave italiane te cilat i kane bere nje analize te plote asaj qe ndodhi ne garen e fundit te Kampionatit Boter Dajer eshte pergjegjes per strategjite e gares se Kokekuqes. Eshte ai qe ne baze te eksperiences dhe te dhenave komunikon se kur dhe si do te behen ndalesat ne bokse. Te njejten gje beri edhe ne garen e fundit duke u bazuar ne nje degradim shqetesues ne dukje te gomave te buta. Per kete arsye Ueber kishte hyre ne bokse dhe dy xhiro me vone therritet Masa. Ne ato momente Alonso ishte i katerti me titullin e siguruar duke qene se Ueberi i 16-ti per momentin duhej te parakalonte Petrovin Reno dhe Rosbergun Mercedes te cilet kishin nderruar gomat kur makina e sigurise ishte ne piste dhe nuk do hynin me ne bokse. Kjo gje e bente praktikisht te pamundur avancimin e Ueberit. Pikerisht kete fakt Kris Dajer nuk e mori ne konsiderate duke thirrur ne bokse Alonson ne xhiron e 16-te. Vendim qe i dorezoi kampionatin boteror Sebastian Fetelit kampionit me te ri ne moshe me 23 vjec e 104 dite.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›