Dollapi në Kukës: Tolerancë zero ndaj debitorëve dhe abuzuesve
CEZ Shpërndarje nis në Kukës aksionin për ndërprerjen e energjisë për debitorët dhe abuzuesit.
Administratori i CEZ Shpërndarje,Sahit Dollapi deklaroi se do të ketë tolerancë zero për këdo që nuk paguan faturat e energjisë elektrike.
Sipas tij do të vendosen gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe ata që vjedhin energjinë elektrike.
“Gjobat vihen në prani të qytetarëve, kur verifikohen shkeljet e ligjit nga ana e tyre. Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i Entit Rregullator të Energjisë theksoi Dollapi.
Dollapi u shpreh i vendosur se të tilla aksione do të shtrihen në të gjithë vendin në mënyrë që të përmirësohet sa më mirë shërbimi ndaj qytetarëve.
vijon…