Vlorë, policia operacion anti-drogë, disa të arrestuar
Policia e Vlorës është duke realizuar një operacion antidrogë, të filluar që gjatë orëve të natës ndërsa ka arrestuar edhe disa persona.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës, superoperacioni është ndërmarrë në bashkëpunim edhe me forcat speciale, policië kufitare dhe delta forcë anti-trafik.
Kështu sipas informacioneve, gjatë operacionit janë ndaluar 13 shtetas afganë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokale dhe automjete janë arrestuar disa persona për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, policia e Vlorës pritet që në orët në vijim të japë më shumë detaje për operacionin e zhvilluar dhe emrat e të arrestuarve.