E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi e Basha sfida e brendshme e selise blu

Dy kandidatët në garë për kreun e Partisë Demokratike janë juristë. Sokol Olldashi ka lindur në Durrës, ndërsa Lulzim Basha në Tiranë. I ndajnë vetëm dy vjet diferencë moshe. Kanë mbaruar shkollat e mesme me rezultate të shkëlqyera. Si pjesë e PD, të dy i kanë rikthyer peshën politike demokratëve në zona strategjike: Olldashi në Shijak në 2005,  Basha në Elbasan në 2009. Janë projektuar të dy nga Sali Berisha në ministritë më të rëndësishme për demokratët pas vitit 2005: e Transportit dhe e Brendshme. Luajalë ndaj kryetarit Berisha, të dy kanë dorëzuar mandatin e deputetit e postin e ministrit, për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.
 
Të dy kanë humbur thellë në qarqet që kishin në patronazh në 23 qershor, Olldashi në Fier e Basha në Tiranë.
“ABC News” sjellë profilet e secilit prej dy kandidatëve në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›