Kreu i LSI Ilir Meta takon Ramen ne seline e PS

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kryesocialistin Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste. Është hera e parë që Meta shkel në selinë e PS-së që pas firmosje së marrëveshjes së Shkodrës. Mësohet se takimi mes tij dhe Ramës ka qenë informal dhe biseda është fokusuar në strukturën e qeverisë së re të koalicionit të drejtuar prej tyre.