E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari bie në nivelin më të ulët të një jave

6 qershor – Dollari ka rënë në nivelin më të ulët të një jave kundrejt euros pasi një raport i Qeverisë Amerikane tregoi rritje të papunësisë me ritmin më të lartë në dy dekadat e fundit. Kjo rrit edhe më shumë shqetësimin se ekonomia nuk do të përmirësohet.

Shumë ekonomistë mendojnë se FED (Banka Qendrore Amerikane) nuk do të rrisë koston e huamarrjes gjatë këtij viti. Dollari është në rënie edhe pas deklaratave të Presidentit të Bankës Qendrore Europiane (ECB), Jean Claude Trichet, i cili deklaroi se ka mundësi që këtë vit tërritet kosto e euros sa dyfishi i normës së dollarit.

“Është një goditje tjetër për dollarin pas komenteve të Triches ditën e djeshme” – tha David Poëell, shef këmbimi në Bankën Amerikane. “Tregu i punës është prishur”.

Dollari ka rënë me 0.4% deri në 1.5661 ndaj euros nga 1.5593 ditën e djeshme. Dollari arriti sot nivelin më të ulët që prej datës 28 Maj, 1.57.

“Goditja më e madhe është rritja e numrit të papunësisë” – tha Samarjit Shanker, drejtor në Mellon Bank në Boston.

Dollari ndaj euros

Dollari ka humbur 11% ndaj euros që kur FED filloi uljen e normës bazë të interesit nga niveli 5.25% që kishte arritur në mes të shtatorit të vitit të kaluar. Në datën 22 prill monedha amerikane arriti nivelin më të ulët të të gjitha kohëve prej 1.6019 për euro. Që atëherë ajo ka vijuar të rritet pasi FED sinjalizoji se nuk do të ketë ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

Ndërsa paundi ka rënë me 1.4 përqind ndaj dollarit këtë javë dhe 1.6% ndaj euros pasi Banka e Anglisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 5% në takimin e djeshëm. Sterlina është këmbyer sot për 1.9553 ndaj dollarit dhe 79.73 pence për euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›