E Diel, 1 Nëntor 2026

Kitaristi i Oasis:Shëtis me Jaguar nëpër shtëpi, nuk kam patentë

“Nuk kam patente dhe e përdor makinën vetem për të bërë vajtje-ardhje deri tek dera e jashtme e shtepisë. Kështu është shprehur kitaristi i grupit të njohur Oasis, Noel Gallagher.

Ai ka një makinë të mrekullueshme, Jaguar Mark II, por nuk mund ta përdorë, të paktën në rrugë. Ka përshkuar vetëm oborrin e shtëpisë me të, duke bërë 14,4 km me makinën e tij.

Deklarata është bërë nga vetë kitaristi i “Oasis”,Gallagher. Ai ka treguar se pesë vjet më parë e ka bleëe makinën për rreth 122 mijë euro. Sipas intervistës që kitaristi ka dhënë për gazetën britanike, “Daily Mirror”. Makina nuk ka dale për asnjë moment jashtë shtëpisë së rokerit në Chalfont St Giles, Buckinghamshire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›