E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier: 'Panair Fest 2008', i pari i këtij lloji në Shqipëri

 

'Panair Fest 2008' hap dyert sot në orën 19 00, për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Ky është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në qytetin e Fierit duke nisur nga data 2 deri në 4 maj. Firmat pjesëmarrëse në panair do të vendosen në mjediset e kompleksit 'Apollon'. Janë 80 kompani prestigjioze që operojnë në tregun vendas dhe atë të huaj që do të ekspozojnë produktet e tyre në këtë panair, i pari në llojin e vetë i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Përveç reklamimit, do ketë edhe koncert ku do të marrin pjesë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare të këngës si motrat Libohova, Besa Kokëdhima, Elvana Gjata dhe Sidrit Bejleri. Organizatori i këtij panairi Besnik Ajazi ka theksuar se 'ky është i pari panair urban që zhvillohet në vendin tonë, ky aktivitet unik zhvillohet me pjesëmarrje të80 kompanive lider në tregun shqiptar dhe të huaj'. Ajazi ka deklaruar akoma se 'panairi do të kthehet në një traditë për qytetin e Fierit, duke promovuar në këtë mënyrë edhe një metodë ndërtimi për zhvillimin e biznesit dhe urbanistikës moderne'.

Ndërsa në lidhje me këtë panair kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaju shpreh: "Në 2 Maj do të promovohet një nga modelet e një pune të gjatë, të bërë bashkë me median dhe komunitetin e qytetit të Fierit, tashmë një nga ëndrrat e fierakëve që quhet strategjia e zhvillimit dhe planifikimit urban. Në kompleksin në fjalë realisht harmonizohen kriteret e një hapësire moderne urbane, jo vetëm në arredimin që ka me zonën por edhe në mënyrën e amplifikimit teknologjik në fushën e ndërtimit". Ai ka deklaruar se kjo nismë ka nisur herëtpasi edhe 4 partnerët e qeverisë hollandeze, 'COOPLAN' dhe donatorë si Banka Botërore, kanë qenë prej disa vitesh në Fier. L.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›