E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ushqimore, Bush ofron 770 mln USD

Presidenti Bush ka ofruar më shumë se 770 milionë dollarë në një ndihmë të re ushqimore për të ulur efektet e çmimeve në rritje të ushqimeve që kanë shkaktuar uri dhe protesta në shumë vende në zhvillim.Ky ishte reagimi i presidentit Bush pas thirrjeve për ndihmë amerikane në këtë kohë nevoje globale. Përveç fondeve të kërkuara, tha ai, SHBA ishte tani e angazhuar për afro 1 miliardë dollarë për t'i dhënë shtysë asaj që ai e cilësoi si siguri globale ushqimore. Amerikanët janë popull bujar dhe me ndjenja tha ai që besojnë në të vërtetën pa kohë, tek e cila jepet shumë dhe pritet shumë. Zoti Bush tha se paratë shtesë që ende duan aprovim në Kongres dhe që janë pjesë e një fature më të gjerë për financimin e luftës në Irak do të mbajnë programet ushqimore të shëndetshëm dhe do të ndihmojnë fermerët në vendet në zhvillim për të zhvilluar produktivitetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›