E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa jemi të vetëdijshëm për efektet e diellit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreth 60 mijë vetë vdesin çdo vit nga dielli i tepërt.

Shoqata britanike e dermatologëve ndërkaq në kuadrin e javës së vetëdijësimit për diellin angazhohet për përqëndirm të vëmendjes së opinionit tek problemi në rritje i kancerit të lëkurës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konstatuar se shumica e vdekjeve janë të lidhura me kancerin e lëkurës të shkaktuar nga qëndrimi i tepërt në rrezet e dëmshme ultraviolet.

Prandaj, OBSH thotë se masa të thjeshta si shkurtimi i qëndrimit në diell, mbulimi i trupit, përshirë kapele dhe syze dielli, pastaj përdorimi i kremit mbrojtës nga dielli, mund të ulin shumë numrin e vdekjeve.

Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj rrezatimit ultraviolet nga dielli.

Sasi të vogla të këtij rrezatimi janë të shëndetshme dhe luajnë një rol themelor në prodhimin e vitaminës D.

Megjithatë, sasi të tepërta të këtij rrezatimi shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore që mund të çojnë edhe në vdekje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›