E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi viziton qytetin e Korçës

Sot në qytetin e Korçës, ka bërë një vizitë ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Bashkisë së Mitrovicës, Barjam Rexhepi. Gjatë vizitës në Korçë ai është pritur nga drejtues të pushtetit vendor në Bashki, ku kanë këmbyer mendime në lidhje me bashkëpunimin në fusha të  ndryshme si kulturë, sport dhe turizëm. Më pas ish-kryeministri i Kosovës ka vizituar disa muzeume të qytetit dhe mbasdite do të marrë pjesë në promovimin e një ekspozite me punime në pikturë nga dy piktorë të Mitrovicës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›