E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari nuk ndalet,1 USD shkëmbehet me 102 lekë

Dollari amerikan vazhdon të ketë rritje nga dita në ditë. Sot në tregun e këmbimit valutor një dollar është shkëmbyer me rreth 102 lekë një vlerë që nuk e kishte arritur prej kohësh. Specialistët e shpjegojnë këtë me faktin e ringritjes së ekonomisë amerikane, por edhe si rezultat i efekteve të para të krizës ekonomike në vendin tonë. Tashmë monedha jonë vendase leku ka humbur mjaft pikë në shkëmbim dhe kjo ka ndodhur vetëm për një kohë të shkurtër. Ndërkohë edhe monedha europiane euro vazhdon të ruajë pozita të forta kundrejt monedhës tonë. Një euro u shkëmbye sot me rreth 139 lekë një vlerë e konsideruar e lartë. Të gjitha këto të çojnë në përfundimin se ekonomia e vendit tonë këtë vit pritet që të jetë më tepër në vështirësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›