E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet dollari, bie nafta

Çmimi i naftës ka rënë, ndërsa vlera e dollarit amerikan është rritur nga shqetësimet për forcimin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale.

Në bursën e New Yorkut, një fuçi nafte u tregtua për 71.19 dollarë, ndërsa vlera e dollarit arriti nivelin më të lartë krahasuar me euron, në tetë muajt e fundit.

Investitorët janë të shqetësuar për rritjen e deficiteve buxhetore në Portugali, Spanjë dhe Greqi, duke shkaktuar humbjen e katërt me radhë të euros kundrejt dollarit. Dollari, të premten, arriti nivelin më të lartë kundrejt euros në më shumë se 10 muaj, duke bërë presion mbi çmimet e naftës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se 20 000 vende pune ishin humbur në janar në SHBA, megjithëse norma e papunësisë ra në 9.7, nga 10 për qind, sa ishte në dhjetor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›