Stuhi të fuqishme paralizojnë një pjesë të Amerikës
Pjesët lindore të SHBA-së janë goditur nga një prej stuhive më të rënda që rajoni ka parë në dekada.
Stuhia përfshiu Uashingtonin dhe Baltimorën duke shkaktuar sasi të mëdha bore, duke ndërprerë transportin dhe duke rrëzuar pemë mbi makina dhe shtëpi.
Fluturimet në aeroportet kryesore të zonës janë anuluar. Dhe autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të mos udhëtojnë e të përgatiten për të qëndruar në shtëpi ndoshta deri në pesë ditë.
Sipas Departamentit të Transportit të Virxhinias, 94% e buxhetit të shtetit për heqje të dëborës nëpër rrugë ishte shpenzuar gjatë stuhive të dhjetorit.
Autoritetet thanë se tashmë duhet të përdorin fonde urgjente për pastrim të rrugëve nga dëbora.