Emetohet eurobono, tani mund të marrim kredi nga tregjet ndërkombëtare
Emetohet eurobono, bono e hedhur në tregun ndërkombëtar të kapitaleve, për një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e kredisë sindikale, dhe pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit. Ministria e Financave, njofton mbylljen me sukses të fazës së parë të procesit te emetimit të Eurobonos, që konsistoi në marrjen e ofertave nga instutucione financiare ndërkombëtare. 15 banka prestigjoze ndërkombëtare me aktivitet të zgjeruar në tregun e kapitaleve kanë paraqitur ofertat e tyre, të cilat do të vlerësohen nga Ministria e Financave, për të short-listuar 4-5 ofertat më të mira, të cilat do të vazhdojnë më tej konkurrimin. Ministria e Financave synon të përfundojë procesin e emetimit brenda muajit maj, kohë që korrespondon edhe me plotësimin e vitit të parë të kredisë sindikale të marrë vitin e kaluar, dhe na jep mundësinë të shlyejmë këtë kredi dhe ta zëvendësojmë me Eurobonon, e cila do të ketë normë interesi cilësisht më të ulët.