E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton vetëmbytjen në kanal nëna e 5 fëmijëve

17/12/2008  Rëndë në spital

LUSHNJE- Nëna e pesë fëmijëve nga Krutja e rrethit të Lushnjës ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur në kanalin e fshatit me qëllim mbytjen. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës kur 49-vjeçarja me inicialet A. L. ka dalë nga shtëpia duke qarë dhe krejt papritur i është afruar kanalit të fshatit. Të vetmit që kanë parë lëvizjet e gruas kanë qenë një çift të moshuarit që ndodheshin në oborrin e shtëpisë së tyre. Gruaja, pasi ka përshkuar gjithë rrugën që ndante fshatin i është afruar kanalit dhe aty ka lëshuar një klithmë të fortë, duke kërkuar ndihmë. Të pamundur nga mosha të moshuarit kanë thirrur të afërm të bashkëshortit të 49-vjeçares, të cilët kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen në kohë të trupit gjysmë të mbytur të gruas. Menjëherë sapo është nxjerrë nga uji 49-vjeçarja është përcjellë për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Mjekë të këtij spitali kanë deklaruar se gruaja ka mbërritur në gjendje të rëndë, pasi kishte arritur të pinte shumë ujë në momentin që është nxjerrë nga kanali. Megjithëse mbi të janë kryer një sërë ekzaminimesh, mjekët thonë se është në rrezik serioz për jetën. Aktualisht gruaja ndodhet e shtruar në sallën e reanimacionit nën survejimin e rreptë të bluzave të bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›