Kamerierja vetëhelmohet teksa u shërbente klientëve
17/12/2008 Pendohet pas aktit
ELBASAN- Një 30-vjeçare ka konsumuar helm minjsh në kohën kur ishte duke u shërbyer klientëve të saj në një lokal në lagjen “Partizani” të qytetit të Elbasanit. Gruaja me inicialet M.B me banim në lagjen “Sul Paprri” ka kërkuar nga klientët ta çojnë në spital pasi nuk ndjehej mirë. Rrugës ajo ka thënë gjithashtu se kishte pirë bar miu, por pa thënë arsyen. 30-vjeçarja ka kaluar gjendjen e rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas të dhënave të para, gruaja e kishte blerë vetë helmin për shkak të një situate jo të mirë që ishte duke kaluar. Por më pas është penduar për veprimin që ka bërë duke kërkuar ndihmën e klientëve të lokalit ku punonte. Ajo është transportuar menjëherë për në spital dhe për shkak të ndërhyrjes efikase dhe pendimit të saj është mundësuar mbajtja në jetë. Ajo shërbente prej kohësh në këtë lokal dhe mësohet të ketë pasur probleme, të cilat e kanë shtyrë të mendojë vdekjen, por me sa duket në momentet e para që ka filluar të ndjehet keq është penduar dhe u ka kërkuar ndihmë klientëve.